Kërkohet që paga minimale të jetë 250 euro
Sipas Arifit, paga minimale duhet të rritet në bazë të pagës mesatare Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Haxhi Arifi bëri të ditur se në vendin tonë duhet të rritet pag
Sipas Arifit, paga minimale duhet të rritet në bazë të pagës mesatare
Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Haxhi Arifi bëri të ditur se në vendin tonë duhet të rritet paga minimale, sepse është shumë e ulët.
“Ne në vitin 2011 jemi pas dakorduar për pagën minimale. Ajo pagë është caktuar përmes katër shtyllave, që ajo pagë të jetë 220 euro. Por kërkesa jonë hasur në vesh të shurdhër”, tha ai sot për televizionin publik.
Arifi shtoi se paga minimale duhet të rritet në bazë të pagës mesatare. “Ne jemi në diskutim edhe me bizneset dhe Odën Ekonomike të Kosovës. Pra OEK ka kërkuar që të jetë paga 60 përqind e pagës në Kosovë. Pra të jetë 220 deri në 230, por ne kemi kërkuar të jetë 250” euro”, shtoi ai.

Më të fundit
Të gjitha →
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë





