Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban takim urgjent për Ukrainën
Kombet e Bashkuara kanë hapur takimin urgjent të Këshillit të Sigurimit, pas thellimit të krizës në Ukrainë, pasi Rusia ka njohur pavarësinë e dy rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, dhe
Kombet e Bashkuara kanë hapur takimin urgjent të Këshillit të Sigurimit, pas thellimit të krizës në Ukrainë, pasi Rusia ka njohur pavarësinë e dy rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, dhe ka urdhëruar dërgimin e trupave ruse atje.
Ambasadorja amerikane, Linda Thomas-Greenfield ka dënuar vendimin e Rusisë për të njohur dy territoret e mbajtura nga rebelët në Ukrainën lindore, duke paralajmëruar se pasojat do të jenë të tmerrshme në Ukrainë, Evropë dhe në mbarë botën, transmeton rtv21.tv.
Ajo tha se numri humanitar do të zgjerohej ndjeshëm nëse Moska pushton më tej.
Ambasadorja tha se presidenti rus Vladimir Putin “e ka grisur marrëveshjen e Minskut” dhe se Uashingtoni nuk besonte se “ai do të ndalet me kaq”.
Thomas-Greenfield i referohej marrëveshjeve të paqes në 2014-15 që synonin ndalimin e luftimeve dhe gjetjen e një zgjidhjeje politike në Ukrainën lindore./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






