
Këto janë frutat që ju ndihmojnë të humbni peshë
Frutat kanë pak kalori dhe shumë fibra, të cilat mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë. Cilat fruta ndihmojnë në humbjen e peshës? Pjepër – Është i pasur me vitamina dhe përmban pak kalori. Është i pasu
Frutat kanë pak kalori dhe shumë fibra, të cilat mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë.
Cilat fruta ndihmojnë në humbjen e peshës?
Pjepër – Është i pasur me vitamina dhe përmban pak kalori. Është i pasur me vitamina A dhe C, ndërsa nuk përmban kolesterol.
Luleshtrydhe – Ka një përmbajtje shumë të lartë uji dhe një përmbajtje të ulët karbohidratesh.
Ananas – Është një burim i mirë i shumë lëndëve ushqyese, duke përfshirë sasi të larta të vitaminës C, manganit, bakrit dhe folatit.
Banane – Një banane ka pak më pak se 100 kalori. Ky është një frut që mund ta konsumoni (jo shpesh) pasi ju bën të ndiheni të ngopur.
Grejpfrut – Forcon sistemin imunitar, mund të ndihmojë në parandalimin e diabetit, mund të ndihmojë në parandalimin e akumulimit të yndyrës në arterie, është i pasur me antioksidantë dhe kontribuon në hidratimin e trupit. Gjithashtu konsiderohet si një nga frutat më të mira që ndihmon në humbjen e peshës.
Papaja – Është i shëndetshëm dhe përmban një sasi të konsiderueshme fibrash, ndërsa ka vitamina A dhe C dhe është plot me antioksidantë.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






