RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaDiaspora
Këto janë pagat mesatare në Evropë
✈️ Diaspora

Këto janë pagat mesatare në Evropë

nga B G26 dhjetor 202426 dhjetor 2024
Ka tregues të ndryshëm për krahasimin e pagave dhe të ardhurave, por llogaritja e re e Eurostatit, paga mesatare vjetore e rregulluar për punonjës me kohë të plotë, del veçanërisht e dobishme. Sipas Eurostat, në vitin 2023 paga mesatare vjetore e rregulluar me kohë të plotë varionte nga 13.503 euro në Bullgari në 81.064 në Luksemburg, ndërsa mesatarja e BE-së ishte 37.863 euro. Nëntë shtete anëtare kanë paga mbi mesataren e BE-së, ndërsa 17 vende kanë rënë poshtë. Holanda nuk është përfshirë në të dhëna për shkak të dallimeve në metodologji. Përveç Luksemburgut, paga mesatare e rregulluar ishte mbi 50.000 euro në pesë vende të tjera. Ndër to Danimarka (67.604), Irlanda (58.679), Belgjika (57.989), Austria (54.508) dhe Gjermania (50.988). Finlanda, Suedia dhe Franca renditen gjithashtu mbi mesataren e BE-së. Bullgaria pasohet në fund nga Hungaria (16.895), Greqia (17.013), Rumania (17.739), Polonia (18.054) dhe Sllovakia (19.001, të gjitha me paga vjetore nën 20.000 euro. Italia dhe Spanja janë nën mesataren e BE-së me paga vjetore prej rreth 32.500 euro. Kroacia ka një pagë mesatare vjetore prej 21.523 eurosh, ndërsa Sllovenia qëndron më mirë - 33.081 euro. Duke qenë se kostoja e jetesës ndryshon nga vendi në vend, duhet të merret parasysh edhe standardi i fuqisë blerëse. Kur pagat vjetore përshtaten me këtë standard të fuqisë blerëse, diferencat janë më të vogla në krahasim me shifrat nominale. Megjithatë, ka ende dallime të rëndësishme në të gjithë BE-në. Paga mesatare vjetore e rregulluar me kohë të plotë për punonjës, e matur me standardin e fuqisë blerëse varionte nga 20.525 në Greqi në 53.745 në Luksemburg. Në terma nominalë, Greqia u rendit e treta nga fundi, por rezultatin më të keq e pati për nga standardi i fuqisë blerëse. Në këtë tregues, vetëm shtatë vende tejkaluan mesataren e BE-së: Luksemburgu, Belgjika, Danimarka, Gjermania, Austria, Irlanda dhe Franca. Midis 26 vendeve të BE-së, paga mesatare vjetore e rregulluar me kohë të plotë për punonjës u ul vetëm në Suedi midis 2022 dhe 2023. Në Suedi, paga mesatare ra me 1.817 euro, duke reflektuar një rënie prej 4 për qind për shkak të konvertimit të koronës suedeze në euro. Në BE pagat u rritën me 2.225 euro ose 6 për qind. Në terma nominalë, pagat janë rritur më së shumti në Luksemburg, Belgjikë dhe Irlandë dhe në secilin prej këtyre vendeve ato arrijnë mbi 4.000 euro. Pagat mesatare në Maltë, Greqi dhe Itali janë rritur me më pak se 1.000 euro. Duke parë ndryshimet në përqindje, rritja më e lartë u vu re në Rumani, Hungari, Poloni, Letoni dhe Kroaci, ku pagat mesatare u rritën mbi 15 për qind. Në të kundërt, rritjet ishin nën 5 për qind në Maltë, Itali, Greqi, Danimarkë, Finlandë dhe Qipro.
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
LAJMI TJETËR →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Lexo edhe

Evropa kundrejt Amerikës: Ku po rritet numri i miliarderëve më shpejt?
Ekonomi

Evropa kundrejt Amerikës: Ku po rritet numri i miliarderëve më shpejt?

3 maj 2026
Ekonomia e Kosovës në dekadën e fundit: Rritje në shifra, ulje në jetën reale
Ekonomi

Ekonomia e Kosovës në dekadën e fundit: Rritje në shifra, ulje në jetën reale

11 janar 2026
​Inflacioni në rritje, shporta familjare gjithnjë e më e papërballueshme
Ekonomi

​Inflacioni në rritje, shporta familjare gjithnjë e më e papërballueshme

14 dhjetor 2025
Super të pasurit po pasurohen edhe më shumë
Opinione

Super të pasurit po pasurohen edhe më shumë

21 janar 2025
​Palatova: Kosova të funksionalizoj institucionet dhe të përfitoj nga 880 milionë eurot
Lajme

​Palatova: Kosova të funksionalizoj institucionet dhe të përfitoj nga 880 milionë eurot

9 qershor 2026
Ari kalon 5,000 dollarë për herë të parë, duke shënuar një rritje historike
Biznes

Ari kalon 5,000 dollarë për herë të parë, duke shënuar një rritje historike

26 janar 2026

Më të fundit

Të gjitha →
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

32 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë