RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
​Këto shtete janë në zgjedhje sot
🇽🇰 Kosova

​Këto shtete janë në zgjedhje sot

Brenda një dekade, Peru pret të bëhet me liderin e nëntë me radhë ndërsa të dielën janë hapur qendrat e votimit për raundin e balotazhit presidencial mes kandidatëve Keiko Fujimori dhe Roberto Sanchez

nga Venera Grabanica7 qershor 20267 qershor 2026

Brenda një dekade, Peru pret të bëhet me liderin e nëntë me radhë ndërsa të dielën janë hapur qendrat e votimit për raundin e balotazhit presidencial mes kandidatëve Keiko Fujimori dhe Roberto Sanchez.

Në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtur në prill, partia e djathtë e Fujimorit, “Forca Popullore”, siguroi 17% të votave, ndërsa partia e majtë e Sanchezit, “Bashkë për Peru-në”, mori 12% në mesin e më shumë se dy duzina kandidatëve.

Fujimori, 51 vjeç, është vajza e ish-presidentit Alberto Fujimori, i cili udhëhoqi vendin nga viti 1990 deri në 2000. Ajo ka bërë fushatë me fokus në rendin dhe ligjin, duke premtuar goditje ndaj krimit në rritje dhe zhvatjeve të dhunshme, si dhe tërheqje të investimeve të huaja dhe ulje të burokracisë.

Kundërshtari i saj, Roberto Sanchez, 57 vjeç, ka shërbyer si ministër nën ish-presidentin Pedro Castillo, i cili ndodhet në burg. Ai ka premtuar rritje të kontrollit shtetëror mbi burimet natyrore të Perusë, taksë për pasurinë e më të pasurve dhe rishkrim të kushtetutës.

Fituesi i zgjedhjeve të së dielës do të inaugurohet më 28 korrik për një mandat pesëvjeçar, shkruan agjencia e lajmeve Anadolu.

Në anën tjetër qytetarë në Armeni votojnë për zgjedhjet parlamentare, sipas agjencisë shtetërore Armenpress.

Në zgjedhje janë regjistruar 16 parti politike dhe dy aleanca, përfshirë edhe partinë prirëse “Kontrata Qytetare”.

Ndër forcat kryesore opozitare janë “Aleanca e Armenisë”, e udhëhequr nga ish-presidenti Robert Kocharyan, si dhe “Armenia e Fortë”, një parti e re e drejtuar nga miliarderi Samvel Karapetyan, i cili ndodhet në arrest shtëpiak nën akuzat për nxitje të një grushti shteti.

Zgjedhjet po zhvillohen sipas një sistemi proporcional me lista të mbyllura, ku partitë duhet të sigurojnë të paktën 4% të votave për të hyrë në parlament, ndërsa aleancat duhet të kalojnë pragun prej 10%.

Ligji armen parashikon edhe një mekanizëm për sigurimin e shumicës së qëndrueshme qeverisëse, duke i mundësuar partisë fituese të marrë mandate shtesë për të arritur deri në 52% të vendeve në parlament.

Këto janë zgjedhjet e para parlamentare të rregullta në Armeni që nga viti 2017, pas zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura në 2018 dhe 2021.

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Vahagn Hovakimyan, tha se tre zyrtarë zgjedhorë janë arrestuar si pjesë e një hetimi penal dhe nuk janë paraqitur në detyrë ditën e zgjedhjeve, por procesi po vazhdon normalisht në të gjithë vendin.

Ndërkohë, autoritetet armene kanë njoftuar edhe arrestime lidhur me një skemë të dyshuar për blerje votash nga blloku “Armenia e Fortë” në rajonin Lori.

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
LAJMI TJETËR →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

29 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

42 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

2 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

3 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

3 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

2 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

3 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

5 orë më parë