Komandanti i KFOR-it takoi Rakiq: Të shmangen veprimet e njëanshme
Komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, u takua me Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe dhe kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës, me të cilët ka diskutuar mbi situatën e p
Komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, u takua me Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe dhe kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës, me të cilët ka diskutuar mbi situatën e përgjithshme dhe aspektet e sigurisë në veri të Kosovës.
Ristuccia e informoi Rakiq dhe përfaqësuesit e komunave për aktivitetet dhe përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it për të parandaluar ndonjë përshkallëzim në të ardhmen.
Gjenerali italian siguroi kryetarët e komunave se KFOR-i po monitoron nga afër situatën, veçanërisht në veri të Kosovës dhe mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet.
Ristuccia u bëri thirrje të gjitha palëve që të shmangin veprimet e njëanshme, të ruajnë përmbajtjen, të përmbahen nga dhuna dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog.
“KFOR-i mbetet i paanshëm dhe i përkushtuar për të ofruar kornizën e sigurisë në të cilën mund të vazhdojë dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Ndryshe, takimi i sotëm vjen pas ditë pasi Prishtina zyrtare ka vendosur 31 tetorin si afatin e fundit për konvertimin e targave ilegale serbe në ato RKS, duke thënë se nuk do të ketë më shtyrje të reja./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






