RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Konjufca: Diaspora, themeli i gjithë asaj çfarë kemi arritur si popull
🇽🇰 Kosova

Konjufca: Diaspora, themeli i gjithë asaj çfarë kemi arritur si popull

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, deklaroi sot (e shtunë) se mërgata mbetet themeli i çdo të arriture të shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa kërkoi nga të dy Republikat shqiptare q

nga B G20 maj 202320 maj 2023

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, deklaroi sot (e shtunë) se mërgata mbetet themeli i çdo të arriture të shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa kërkoi nga të dy Republikat shqiptare që të krijojnë mekanizmat për ruajtjen dhe mbrojtjen e identitetit të kulturës dhe gjuhës shqiptare si dhe ta bëjnë diasporën komponent vendimtar të zhvillimit ekonomik.

Duke folur në sallën e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës para një numri të shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në vende të tjera në kuadër të konferencës “Diaspora flet”, Konjufca bëri thirrje shtetit të Shqipërisë dhe të Kosovës që të bëjnë më shumë për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve në diasporë.

Kreu i Kuvendit u ndal të kontributi i diasporës, duke thënë se kjo ka qenë që prej Rilindjes sonë Kombëtare të shekullit 19-të, prej Bostonit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e deri në Bukuresht e shtete të ndryshme të Evropës, ishte mërgata bartëse e proceseve më të rëndësishme politike dhe shoqërore në të cilën ka kaluar populli shqiptar.

“Gjithçka që kemi arritur të ndërtojmë si popull e ka në themel kontributin dhe ndihmën vendimtare të mërgatës sonë… Ky kontribut i mërgatës sonë ka qenë konstant dhe vjen deri te organizmi i luftës sonë të lavdishme çlirimtare në krye me UÇK-në, një përpjekje madhështore e popullit tonë e cila kishe dy qëllime bazike, e kishte arritjen e lirisë sonë dhe vendosjen e një shteti të fuqishëm që do të ishte streha jonë politike dhe shtëpia ku jeton i lirë populli i Kosovës”, deklaroi Konjufca.

Nëse kontributi i diasporës ishte një kapitull, Konjufca tha se tashmë ka ardhur koha që të hapet kapitull i dytë në raport me mërgatën e që ka të bëjë me ruajtjen e identitetit dhe kulturës shqiptare si dhe atë të kontributit ekonomik.

“Dimensioni i parë është krijimi i mekanizmave të fuqishëm për ruajtjen dhe mbrojtjen e identitetit, kulturës dhe gjuhës së popullit tonë në mërgatë dhe aspekti i dytë është si ta bëjmë mërgatën komponent vendimtare ekonomike të zhvillimit ekonomik të Kosovës. Këto dyja mendoj janë dy shtylla, dy portat kryesore të hapjes së kapitullit të dytë”, deklaroi Konjufca.

Kreu i Kuvendi deklaroi se për të ruajtur gjuhën dhe kulturën shqiptare duhet që Shqipëria dhe Kosova të investojnë në edukim dhe arsim. Sipas tij, fjala “kosto” nuk duhet të jetë në fjalorin e dy vendeve kur bëhet fjalë për këtë investim.

“Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë është momenti i fundit që të realizojnë këtë projekt i cili është projekt nacional dhe për të realizuar këtë projekt jemi të vetëdijshëm se cili është procesi i cili e mundëson, ose më saktë, cili është regjistri në të cilin zhvillohet ai mekanizëm i mbrojtjes të kulturës dhe identitetit dhe gjuhës sonë, pa dyshim që është edukimi dhe arsimi. Edukimi dhe arsimi na e mundëson këtë sepse fëmijët e mërgimtarëve të cilët janë të lindur të cilët po rriten atje, të cilët janë të integruar shumë mirë dhe ne shoqëritë ku jetojnë kanë mbi të gjithë nevojë për shkollën e cila është e organizuar, e cila drejtpërdrejt organizohet prej Republikës së Kosovës dhe e cila me keqardhje them dhe pak që besa edhe me faj, nuk ka arritur të organizohet deri tash”, deklaroi Konjufca.

Konjufca tha se ruajtja e identitetit dhe lidhjeve me Kosovën do të ndihmonte edhe me investimet e diasporës pasi janë pjesë të së njëjtës medalje.

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032
LAJMI TJETËR →
Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

Lexo edhe

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

39 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

42 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

42 min më parë
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

50 min më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

1 orë më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

3 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

4 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

4 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

4 orë më parë