
Konjufca priti në takim përfaqësuesit e Kuvendit të të Rinjve të Kosovës
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga deputeti Agon Batusha, ka pritur sot në takim përfaqësues nga Kuvendi i të Rinjve të Kosovës, të prirë nga kryetari Adriatik Llugiqi. Në
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga deputeti Agon Batusha, ka pritur sot në takim përfaqësues nga Kuvendi i të Rinjve të Kosovës, të prirë nga kryetari Adriatik Llugiqi.
Në takim u shkëmbyen pikëpamje në lidhje me aktivitetet e deritanishme, çështjet rinore, prioritetet dhe synimet e kësaj organizate joqeveritare në të ardhmen, si dhe mundësitë e bashkëpunimit me grupin e deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës.
Duke i përgëzuar për kontributin e tyre në të mirë të fuqizimit të aktivizmit vullnetar rinorë, Kryetari Konjufca vlerësoi se rinia është kategoria më vitale e vendit dhe se të rinjtë, si bartës të së ardhmes, duhet të gëzojnë përkrahje të merituar institucionale.
Ndërsa, kryetari i KRK-së Adriatik Llugiqi e falënderoi Kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe po ashtu për gatishmërinë e bashkëpunimit të ndërsjellë./21Media


Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





