RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kosova dhe Hungaria të gatshme për rritjen e bashkëpunimit në bujqësi

Kosova dhe Hungaria do të intensifikojnë bashkëpunimin institucional, me qëllim që këtë ta zyrtarizojnë përmes një memorandum të bashkëpunimit në fushën e bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural. K

nga B.K27 prill 202227 prill 2022

Kosova dhe Hungaria do të intensifikojnë bashkëpunimin institucional, me qëllim që këtë ta zyrtarizojnë përmes një memorandum të bashkëpunimit në fushën e bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural.
Kjo është konfirmuar gjatë një takimi që ka mbajtur sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci me Ambasadorin e Hungarisë në Prishtinë, Jozsef Bencze, si dhe Zëvendës Sekretarin e Ministrisë së Bujqësisë të këtij shteti, Dávid Bencsik. Ky takim është realizuar me rastin e shënimit të “Ditës Hungareze të Bujqësisë” në Prishtinë, nën organizimin e Ambasadës së Hungarisë.
Me këtë rast, Ministri Faton Peci i ka njoftuar ata edhe për potencialin bujqësor të Kosovës, si dhe ka bashkëbiseduar rreth mundësive konkrete të bashkëpunimit në këtë fushë.
“Pata kënaqësinë që të zhvilloj një takim me Zëvendës Sekretarin e Ministrisë së Bujqësisë së Hungarisë, Dávid Bencsik, me të cilin bashkëbiseduam rreth mundësive konkrete të bashkëpunimit institucional, si dhe këto mundësi t’i zyrtarizojmë përmes një memorandum të bashkëpunimit në fushën e bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural”, theksoi Ministri Peci.
Në komunikatën e MBPZhR thuhet se në anën tjetër, përfaqësuesit e shtetit hungarez kanë shprehur gatishmërinë e shtetit të tyre për iniciuar bashkëpunime të reja në mes të dyja shteteve në sektorin e bujqësisë, si dhe të kenë komunikime në të ardhmen në mes të institucioneve të dyja vendeve në mënyrë që të konkretizohen fushat e bashkëpunimit.
Ndryshe, në këtë organizim prodhues nga Hungaria kanë prezantuar prodhimet e tyre bujqësore, me ç’rast biznese nga ky vend dhe ato nga Kosova kanë realizuar takime me qëllim të bashkëpunimit të ndërsjelltë, duke hapur kështu shtigje të reja për investime./21Media

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

39 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

55 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

13 orë më parë