RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Kosova humb nga Çekia
🇽🇰 Kosova

Kosova humb nga Çekia

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 2:1 në përballjen ndaj Çekisë, në një miqësore mjaftë interesante. Çekët e nisën më mirë takimin dhe kaluan në epërsi që në minutën e 12-të me anë të

nga B G31 maj 202631 maj 2026

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 2:1 në përballjen ndaj Çekisë, në një miqësore mjaftë interesante.

Çekët e nisën më mirë takimin dhe kaluan në epërsi që në minutën e 12-të me anë të Tomas Ladra-s, i cili shënoi me kokë pas asistimit nga David Doudera. Dominimi i vendasve u konfirmua në minutën e 32-të, kur Adam Hlozek finalizoi me saktësi një kundërsulm të shpejtë të nisur nga Mojmir Chytil, duke çuar shifrat në 2:0 përpara se skuadrat të shkonin në pushim, pavarësisht përpjekjeve dhe rasteve të mira që “Dardanët” patën me anë të Albion Rrahmanit e Mërgim Vojvodës.

Në pjesën e dytë, trajneri Foda reagoi duke bërë ndryshime të shumta në formacion, të cilat i dhanë më shumë freski dhe agresivitet lojës së Kosovës.

Kjo strategji u shpërblye në minutën e 77-të, kur Lindon Emërllahu – vetëm dy minuta pasi u fut në fushë – shfrytëzoi në mënyrë perfekte një top të kthyer në zonë për të ngushtuar rezultatin në 2:1.

Edhe pse minutat e fundit sollën tension, kartonë të verdhë (si ai i Vesel Demakut) dhe lojë të hapur nga të dyja palët, ku Çekisë iu anulua edhe një gol për pozicion jashtë loje në minutën e 89-të, rezultati mbeti i paprekur deri në vërshëllimën finale të arbitrit Michal Ocenas.

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

26 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

2 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

3 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

4 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

4 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

6 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

3 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

6 orë më parë