
Kosova nënshkruan pjesëmarrjen në Bordin e Paqes të Trumpit
Presidentja Vjosa Osmani ka nënshkruar pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes të presidentit amerikan Donald Trump në një ceremoni që është mbajtur të enjten në Davos të Zvicrës. Para nënshkrimit, O
Presidentja Vjosa Osmani ka nënshkruar pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes të presidentit amerikan Donald Trump në një ceremoni që është mbajtur të enjten në Davos të Zvicrës.
Para nënshkrimit, Osmani ia ka zgjatur dorën Trumpit dhe kanë biseduar për pak sekonda.
Nënshkrimin për të qenë pjesë e këtij Bordi sot e kanë dhënë rreth 35 nga 50 vende të ftuara. Por asnjë nga aleatët e Evropës Perëndimore.
Bordi i Paqes është organ i ri ndërkombëtar i iniciuar nga Trumpi, i cili synon mbikëqyrjen e zbatimit të planeve të paqes në zonat e konfliktit, me fokus fillestar në Rripin e Gazës.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Temperatura përvëluese sot në Kosovë






