RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Kosova nuk i reziston pasojave të konfliktit Iran-Izrael
🇽🇰 Kosova

Kosova nuk i reziston pasojave të konfliktit Iran-Izrael

Konflikti Iran-Izrael ka reflektuar edhe në çmimet e derviateve në Kosovë. Shoqata e naftëtarëve ka paralmëruar rritje esktreme të çmimeve të derivateve pas sulmit të ShBA-së ndaj Iranit”. Sipas shoqa

nga Gentrita Xhemajli24 qershor 202524 qershor 2025

Konflikti Iran-Izrael ka reflektuar edhe në çmimet e derviateve në Kosovë. Shoqata e naftëtarëve ka paralmëruar rritje esktreme të çmimeve të derivateve pas sulmit të ShBA-së ndaj Iranit”.

Sipas shoqatës, çmimet aktuale të naftës në Kosovë lëvizin nga 1.22 euro deri 1.32 euro,  derisa benzina nga 1.21 euro deri 1.31 euro.

Me gjithë rritjen e çmimeve, kryetari i Shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani, tha se qytetarët nuk kanë nevojë për panik pasi, sipas tij, ata po shërbehen me çmimet me të lira në rajon, pas Maqedonisë së Veriut.

“Çmimet e naftës po rriten për shkak të tensioneve në mes të Izraelit dhe Iranit. Kjo po shkakton frikë për ndërprerje të furnizimit duke ndikuar në rritjen e çmimeve. Në këtë krizë globale të derivateve të naftës qytetarët tanë janë duke u shërbyer me çmime të naftës më të lira në rajon. Me rastin e sulmit ndaj Iranit nga ShBA-ja çmimet e derivateve mund në rriten në mënyrë ekstreme dhe ka gjasa të jetë krizë globale”, tha Berjani për RTV21.

Paralajmërimet për rritje ekstreme të çmimeve të derivateve pasuan bombardimin amerikan të tre centraleve bërthamore në Iran si dhe vendimin e parlamentit iranian për mbylljen e ngushticës së Hormuzit, në të cilën kalon 20% e naftës botërore.

Përveç rritjes së çmimit të derivateve në Odën Ekonomike të Kosovës ngrenë alarmin edhe për rritje të çmimit të energjisë elektrike dhe jo vetëm.

“Me intervenimin e SHBA-së dhe me vendimin për mbylljen e ngushticës do të thotë kemi rritje të çmimit të derivateve. Frika është që do të ketë edhe rritje të çmimit të energjisë. Ne s’prekemi drejtpërdrejt nga Irani apo Izraeli por lehtë e mund të prishet zingjiri furnizues dhe  do ketë rritje te çmimit të derivate do ketë dhe rritje të  çmimit të energjisë por me ne rastisë edhe dalja në treg të lirë e bizneseve …” Varemi drejtpërdrejt për çmimeve të bursave sa do shkon çmimi në bursë do të  shkojë edhe në Kosovë si dhe nga çmimi importues. Shpresojmë se s’do jetë çmimi i madh dhe SHBA-të s’do ta lejojnë…  Është çështje ditësh rritja e çmimit të derivateve sepse s’kemi dhe rezerva të mëdha….dhe importit, tha Rafuna për RTV21.

Por jo vetëm në ekonomi. Situata në Lindjen e Mesme mund të ndikojë edhe në sigurinë e përgjithshme në Kosovë thotë njohësi i sigurisë, Bedri Elezi.

Sipas tij, Serbia mund ta shfrytëzojë këtë situatë për destabilizim të Kosovës.

“Mund ketë ndikim edhe tek çështjet që lidhen me sigurinë drejtpërdrejt  sepse kur e gjithë ne situata kur vëmendja organizatave dhe shteteve më të fuqishme në botë është e përqendruar tek Irani normalisht që struktura te caktuara të shteteve që kane qëllime për cenim të sigurisë se Ballkanit mund  te shfrytëzojnë këtë situatë…siç është Serbia  sidomos në veri.  Duhet vëmendje institucionale  sidomos ne kojen e festave siç është ai i Vidovdanit që mund te shfrytëzohet nga strukturat  serbe sekrete”, deklaroi Elezi për RTV21.

Që prej 13 qershorit Izraeli ka nisur sulmet intensive ndaj Iranit me qëllim:  shkatërrimin e programit bërthamor iranian. I menjëhershëm ishte reagimi i Iranit me sulme ndaj objektivave izraelite duke paralajmëruar përgjigje edhe më të ashpra ushtarake. Në këtë konflikt tashmë është përfshirë edhe SHBA-ja, për çka Irani e ka paralajmëruar për pasoja të përhershme. /RTV21/21Media

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

4 min më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

2 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

2 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

3 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

4 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

1 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

4 orë më parë