
Kosova sot pa dy shtyllat kryesore të mbrojtjes ndaj Lituanisë
Kombëtarja e Kosovës do të zhvilloj sot ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve, ku do të përballet me Lituaninë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë. “Dardanët” do të luajnë këtë sfidë me fillim nga
Kombëtarja e Kosovës do të zhvilloj sot ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve, ku do të përballet me Lituaninë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë. “Dardanët” do të luajnë këtë sfidë me fillim nga ora 20:45 para mijëra tifozëve.
Pas asaj që ndodhi në Rumani, futbollistët e Kombëtares së Kosovës kërkojnë fitoren pasi duan ta mbyllin në mënyrën më të mirë të mundshme këtë kampanjë kualifikuese.
Për këtë takim përzgjedhësi Franco Foda pritet të bëjë dy ndryshime të detyrueshme në formacionin startues në mungesë të Amir Rrahmanit dhe Lumbardh Dellovës të cilët mungojnë shkaku i kartonëve.
Vendin e tyre pritet ta zë dyshja Aliti dhe Krasniqi në qendër të mbrojtjes.

Më të fundit
Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro





