Kosova u përmend edhe në takimin e nismës Ballkani i hapur në Beograd (Video)
Rama: Kosova po të ishte në Ballkanin e Hapur do të zgjidhte me kohë lëvizjen e lirë me Serbinë.-Vuçiq: Me Ramën kemi dallime për Kosovën, kemi interes të madh për bashkëpunim me shqiptarët Një takim
Rama: Kosova po të ishte në Ballkanin e Hapur do të zgjidhte me kohë lëvizjen e lirë me Serbinë.-Vuçiq: Me Ramën kemi dallime për Kosovën, kemi interes të madh për bashkëpunim me shqiptarët
Një takim i radhës i tri shteteve anëtare të Ballkanit të Hapur është mbajtur në Beograd, në praninë edhe të ministrit të jashtëm të Hungarisë dhe atij të Turqisë. Përveç kryeministrit shqiptar, atij të Maqedonisë dhe presidentit serb, mori pjesë edhe kryeministri i Malit të Zi si dhe përfaqësuesi i Bosnje Hercegovinës. Kosova sërish nuk iu bashkua nismës por ajo u përmend gjatë takimit. Kryeministri Rama tha se po të ishte Kosova në Ballkanin e Hapur do ta zgjidhte me kohë lëvizjen e lirë me Serbinë. Ndërsa, presidenti i serb Vuçiq tha se ka interes të madh për bashkëpunim ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë





