RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
KPK-ja mohon pretendimet e Kurtit për kryeprokurorin Isufaj
🇽🇰 Kosova

KPK-ja mohon pretendimet e Kurtit për kryeprokurorin Isufaj

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka demantuar fjalët e kryeministri Albin Kurti në seancën e Kuvendit të enjten për kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj. Kurti në Kuvend e akuzoi Isufajn

nga Kaltrina Berila20 prill 202320 prill 2023

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka demantuar fjalët e kryeministri Albin Kurti në seancën e Kuvendit të enjten për kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

Kurti në Kuvend e akuzoi Isufajn si një prokuror që nuk e ka fituar asnjë rast në Gjykatë, pas arrestimit të drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi. Madje, i përmendi rastin e Dino Asanajt, për të cilin tha se nga vrasja e ka kategorizuar në vetëvrasje, dhe për rastin “Sopi”, të cilin sipas Kurtit, Isufaj e ktheu nga vetëvrasja në vrasje.

Për Dino Asanajt, KPK-ja ka thënë se pas vlerësimit të gjendjes faktike është dhënë informacioni në kohë reale lidhur me rastin.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës, lidhur me diskutimet e zhvilluara gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës, posaçërisht nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, që kanë të bëjnë me punën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, deklaron se, sa i përket rastit të tanimë të ndjerit z. Dino Asanaj, informojmë opinion se janë ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore dhe procedurale nga ana e prokurorit të çështjes dhe pas vlerësimit të gjendjes faktike është dhënë informacioni në kohë reale lidhur me këtë rast”, thuhet në reagim.

KPK-ja ka ftuar vetë kryeministrin Kurti, ministrat, deputetët dhe qytetarët, që sipas tyre, për hir të transparencës, “të merren detaje që mund të jenë të panjohura deri tash aty ku është vendi”.

KPK-ja, sipas reagimit, ka thënë se institucionet prokuroriale janë të gatshme plotësisht dhe të përkushtuara që ligjërisht të trajtojnë secilin informacion me interes për ndriçimin e të gjitha rasteve në fjalë.

Për rastin “Sopa”, KPK-ja ka thënë se Blerim Isufaj ishte prokuror i rastin vetëm në fazën fillestare, ndërsa rasti i ka kaluar një tjetër prokurori, dhe KPK-ja i ka rekomanduar Kurtit që të kërkojë përgjigje nga ai prokuror.

“Rrjedhimisht, Këshilli Prokurorial i Kosovës, informon publikun e gjerë se, sa i përket rastit “Sopa”, është e vërtetë që tashmë Kryeprokurori i PSRK-së, z.Blerim Isufaj, ishte prokuror i rastit në fazën fillestare të hetimeve, porse ju informojmë se ndërkohë këtë rast e ka marrë në trajtim një prokuror tjetër dhe është mirë që të pyetet prokurori i rastit, sepse vetëm ai mund të japë përgjigje adekuate”, thuhet tutje në reagim.

KPK-ja ka konsideruar se këto janë deklarata të pavërteta.

“KPK-ja deklaron se mbështet dhe mbron me të gjitha mjetet juridike në dispozicion punën profesionale të të gjithë prokurorëve të Republikës së Kosovës dhe në ketë rast edhe punën e PRSK-së dhe të prokurorëve të saj, të cilët angazhohen dhe punojnë që të zbatohen ligjet e vendit dhe që të mos atakohen pa fakte në çdo situatë dhe për agjenda që nuk janë në domenin e institucionit të Prokurorit të Shtetit”, thuhet më tej në reagim.

KPK-ja edhe më herët ka reaguar pas deklaratave që janë bërë nga zyrtarë të lartë dhe deputetë të partisë në pushtet Lëvizjes Vetëvendosje për kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

2 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

54 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

4 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

13 orë më parë