RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

KQZ e gatshme për zgjedhjet e 11 qershorit

KQZ ka akredituar rreth 30 mijë vëzhgues Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka përfunduar të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen nesër. Këtë proces zgjedhor do ta vëzhgoj

nga Kaltrina Berila10 qershor 201710 qershor 2017

KQZ ka akredituar rreth 30 mijë vëzhgues

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka përfunduar të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen nesër. Këtë proces zgjedhor do ta vëzhgojnë rreth 30 mijë vëzhgues nga organizata vendore e ndërkombëtare, media vendore e ndërkombëtare dhe përfaqësues të trupave zgjedhore nga vendet e tjera.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se edhe pse ka qenë një kohë e shkurtër për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, KQZ ka arritur që me kohë t’i kryej të gjitha përgatitjet dhe të jetë gati për nesër.

“Është e kuptueshme që procesi i organizimit të zgjedhjeve të parakohshme është sfidues në aspektin kohor, megjithëkëtë KQZ ka arritur që edhe për pse koha e shkurtër ka arritur të përmbush detyrimet e tij në mënyrë që gjithçka të jetë gati për ditën e nesërme, 11 qershor”, tha Elezi.

Për ditën e nesërme në gjithë Kosovën do të hapen 889 qendra votimi me gjithsejtë 2 mijë e 490 vendvotime, derisa numri i votuesve është 1 milion e 872 mijë e 941 votues. Vendvotimet do të përgatiten gjatë ditës së sotme në mënyrë që nesër ato të jenë gati, derisa materiali sensitiv do të shpërndahet në orët e hershme të ditës së nesërme.

Një numër i madh i organizatave jo-qeveritare vendore e ndërkombëtare kanë shprehur interesim për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Elezi konfirmoi se tashmë KQZ ka akredituar rreth 30 mijë vëzhgues për këtë proces zgjedhor.

“Gjatë ditës së premte KQZ ka përmbyllur procesin e akreditimit të vëzhguesve që do të jenë në ditën e zgjedhjeve por edhe më vonë. Në përgjithësi numri i vëzhguesve të akredituar nga KQZ-ja është rreth 30 mijë. Këta vëzhgues përfaqësojnë subjekte të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhje, pastaj organizata jo qeveritare vendore, organizata ndërkombëtare, media vendore e ndërkombëtare si dhe do të ketë përfaqësues drejtues të institucioneve nga vendet e botës kryesisht të trupave menaxhuese të zgjedhjeve që kanë shprehur interesim për të ardhur në Kosovë për të përcjellë nga afër procesin zgjedhorë këtu”, theksoi ai.

Rezultatet preliminare të këtyre zgjedhjeve, Elezi thotë se nuk do të vonohen, meqë është vetëm një fletëvotim dhe se numërimi do të jetë më i shpejt.
Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor do të përkujdesën e Policia dhe prokuroria e shtetit, institucione këto me të cilat KQZ-ja ka nënshkruar edhe memorandum bashkëpunimi. Elezi theksoi se bashkëpunimi me këto institucione është mirë dhe se besojnë se gjithçka do të shkoj mirë sa i përket mbarëvajtjes së procesit zgjedhor të ditës së nesërme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 26 subjekte politike për pjesëmarrje për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 nisma qytetare.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 971 kandidatë për deputetë.

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

2 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

4 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

4 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

57 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

3 orë më parë