RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
​KQZ në fazën e fundit të numërimit, mbeten të numërohen votat me postë dhe ato me kusht
🇽🇰 Kosova

​KQZ në fazën e fundit të numërimit, mbeten të numërohen votat me postë dhe ato me kusht

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në fazën e fundit të numërimeve të fletëvotimeve që i takojnë llojeve të ndryshme të votimit të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat u mbajtë

nga Gentrita Xhemajli13 qershor 202613 qershor 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në fazën e fundit të numërimeve të fletëvotimeve që i takojnë llojeve të ndryshme të votimit të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat u mbajtën më 7 qershor.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka njoftuar se është përmbyllur numërimi i fletëvotimeve nga votimi në përfaqësitë diplomatike, ku më 6 qershor kishin votuar rreth 23 mijë shtetas të Kosovës dhe se të shtunën do të përmbyllet edhe numërimi i fletëvotimeve nga komuna e Prishtinës.

Sipas tij, ajo çfarë ka mbetur për t’u numëruar janë fletëvotimet nga votimi përmes postës dhe fletëvotimet nga votimi me kusht.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në fazën e fundit të numërimit të fletëvotimeve. Gjatë ditës së sotme (e shtunë, 12 qershor) është përmbyllur numërimi i fletëvotimeve nga votimi në përfaqësi diplomatike, ndërsa gjatë ditës do të përfundojë numërimi i fletëvotimeve në Qendrën Komunale të Prishtinës, që shënon njëkohësisht përfundimin në të gjitha komuna, 38 sosh, të procesit të verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime të rregullta dhe numërimit të votave të kandidatëve për deputetë. Në vazhdim të procesit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, kanë mbetur që të numërohen fletëvotimet nga votimi përmes postës, i mundësuar në 23 kutitë postare të KQZ-së; fletëvotimet nga votimi me kusht i mundësuar në 52 vendvotime me kusht dhe votimi i personave me nevoja të veçanta”, tha Elezi.

Elezi tregoi se të premten në mbrëmje, KQZ ka filluar me numërimin e votave nga votimi përmes postës, i atyre fletëvotimeve që deri më tani kanë kaluar ‘testin’ e vlefshmërisë.

“KQZ ka filluar me numërimin e votave nga votimi me postë dhe ky proces do të marrë kohë disa ditë. Siç e kemi shpjeguar më herët, nga 23 kutitë postare të KQZ-së të hapura për këtë lloj votimi, janë tërhequr më shumë se 85,700 pako të supozuara me fletëvotime, pjesa më e madhe e të cilave, deri më tani, janë vlerësuar nga shërbimi votues i KQZ-së dhe janë të gatshme për t’u numëruar. Deri në përfundim të ditës së premte (12 qershor 2026) në procesin e vlerësimit janë përfshirë mbi 60 mijë pako, prej të cilave janë aprovuar 59,973, ndërkaq janë refuzuar 2,244. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako është sepse në 2,066 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ”, tha Elezi.

Më tej, Elezi ka shpjeguar se derisa të përfundojë numërimi i fletëvotimeve, KQZ do të përgatis kushtet për fillimin e numërimit të votave nga votimi me kusht.

“Derisa të përfundojë numërimi i votave nga votimi përmes postës, do të përgatitet procesi për fillimin e numërimit të votave nga votimi me kusht, i cili është mundësuar në 52 vendvotime me kusht ku janë evidentuar 8,751 votues dhe fletëvotimet nga votimi i personave me nevoja të veçanta i mundësuar jashtë vendvotimeve përmes ekipeve mobile dhe ku kanë qenë të regjistruar për këtë lloj votimi 3,144 votues. Para se të fillohet me numërimin e këtyre fletëvotimeve, është duke u bërë skanimi i listës së votuesve të përdorur në vendvotime të rregullta dhe qëllimi është për të krahasuar të dhënat dhe për të evidentuar rastet eventuale të votimit të dyfishtë”, tha Elezi.

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

2 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

2 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

4 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

4 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

1 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

4 orë më parë