
KQZ: Presim vendimet e institucioneve përkatëse
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi lidhur me procesin zgjedhor ka thënë se ky proces tani është në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare që janë shpallur nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Zgjed
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi lidhur me procesin zgjedhor ka thënë se ky proces tani është në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare që janë shpallur nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Zgjedhjeve më 15 mars 2025.
Elezi ka deklaruar se KQZ-ja do të presë vendimet e institucioneve përkatëse.
“Aktualisht procesi zgjedhor është në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 15 mars 2025. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë vendimet e institucioneve përkatëse, t’i zbatojë ato nëse kanë detyrime për KQZ-në dhe pastaj do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare”, tha Elezi.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






