
Krasniqi akuzon Kurtin: Sulmon veteranët tanë, i thur elozhe Ivanoviqit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për sulme ndaj veteranëve të luftës çlirimtare të Kosovës. Në një postim në Facebook, Krasniqi ka th
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për sulme ndaj veteranëve të luftës çlirimtare të Kosovës.
Në një postim në Facebook, Krasniqi ka thënë se kjo është politikë “e paramenduar qeveritare”. Ia ka përmendur edhe deklaratën për politikanin e ndjerë serb, Oliver Ivanoviq.
Krasniqi ka thënë se Qeveria ia ka ndaluar fjalën kryetarit të Reçakut, Adem Ramadani, në akademinë përkujtimore për 24-vjetorin e masakrës së Reçakut. Sipas tij, kjo është bërë vetëm pse Ramadani ka pasur në mend të përmendte ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.
Ai më pas ka akuzuar Kurtin për lëvdata ndaj Ivanoviqit.
“Ndërsa, si për ironi e pa fije turpi, Albin Kurti fjalë të mira dhe elozhe dje thuri vetëm për Oliver Ivanoviqin – të cilin sa ai ishte gjallë, edhe vet e akuzonte për vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve në Mitrovicë gjatë periudhës së luftës. E pas luftës, Ivanoviqi i dashur i Albinit, ka qenë shefi i ‘Rojave të Urës’ që me dhunë e terror e kanë mbajtur të ndarë qytetin e Mitrovicës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






