
Krasniqi: Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga bllokada
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini. Krasniqi tha se Italia ka qenë gjithmonë një mike e madhe e Kosovës, në çlirim, shtetndërtim dhe
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.
Krasniqi tha se Italia ka qenë gjithmonë një mike e madhe e Kosovës, në çlirim, shtetndërtim dhe në rrugën drejt BE-së, teksa shtoi se këtë miqësi e vlerësojnë dhe duan ta forcojnë edhe më tej.
“Me ambasadorin biseduam edhe për situatën aktuale politike në vend. Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga bllokada, sepse qytetarët po përballen me sfida të mëdha dhe kanë nevojë për institucione funksionale dhe veprime konkrete – jo pritje të pafundme”, shkroi Krasniqi.
Tutje, ai tha se PDK-ja ka dëshmuar se është gjithmonë e gatshme për komunikim me të gjithë faktorët vendorë dhe miqtë ndërkombëtarë, për siç tha ai, të mirën e vendit dhe qytetarëve.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura






