RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Krasniqi: Marrëveshja nuk ka validitet nëse nuk ratifikohet në kuvend
🇽🇰 Kosova

Krasniqi: Marrëveshja nuk ka validitet nëse nuk ratifikohet në kuvend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se marrëveshja e fundit e arritur në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të ketë një validitet të vërtet kushtetues, obligativ dhe ligjor nëse nuk ratifiko

nga B.K2 mars 20232 mars 2023

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se marrëveshja e fundit e arritur në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të ketë një validitet të vërtet kushtetues, obligativ dhe ligjor nëse nuk ratifikohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
“Është një marrëveshje që thotë, në ditën e publikimit të saj u pa që emrin e dakorduar e ka ‘’Marrëveshja për rrugën e normalizimit’, në draft është quajtur ‘Marrëveshja bazë’, por është teksti pothuajse i njëjtë nga versionet e më hershme, ne dhe sot në Kuvend i kishim të paqartë se çka ka negociuar kryeministri Kurti, cilat janë ndryshimet që kanë ndodhur“, tha Krasniqi.
Lideri i partisë opozitare, tha se edhe pas 12 viteve dialogu fatkeqësisht është njëri ndër prioritetet. “Prioritetet për qeverinë e Kosovës, duhet të jenë të gjitha ato fusha që kanë ndikim për jetën e  qytetarët e Kosovës, Kryeministri ka thënë dialogu nuk është prioritetet në 7 apo 8 prioritetet e tij të para, pastaj ka thënë se herë i treti, herë i katërti, realisht në angazhimet e tij ka qenë i pari, por sot edhe tha se nuk është as në top treshen. Është vështirë të gjesh konsistencë tek kryeministri qoftë në deklarata apo edhe në qëndrime të cilat i ka ndryshuar dhe po i ndryshon në vazhdimësi, por ne s’mund ta shmangim një temë e cila vërtet me datën 27 i ka mbajtur pezull gjithë qytetarët e Kosovës në pritjet të asaj se çka do të ndodh”, tha ai për RTK.
Sipas tij dialogu ka të bëjë me një marrëveshje mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, të ndërmjetësuar dhe të mbështetur nga partnerët kryesor të vendit tonë.
Ai tha se është dashur që të ketë më shumë sot në debat për rrjedhën e bisedimeve dhe marrëveshjen që bazohet në propozimin evropian. Sipas tij nuk ka instancë që nuk është duke u diskutuar kjo marrëveshje, ndërsa është e përgjegjshëm që kryeministri Kurti hezitoi dhe ordhinë kuvend vetëm për tri orë.
Krasniqi tha thënë se punët janë keq në ekonomi, migrimi po vazhdon dhe pagat që kanë dalë në sektorin publik janë tema të rëndësishme për qytetarët.

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
LAJMI TJETËR →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

27 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

2 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

2 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

2 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë