Kremlini kërkon që Ukraina të njohë Krimenë si ruse
Rusia ka thënë se mund të ndalojë operacionet në çdo moment nëse Ukraina përmbush kushtet ruse. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov thotë se Ukraina duhet të njohë Krimenë si ruse dhe Donetsk dhe Luh
Rusia ka thënë se mund të ndalojë operacionet në çdo moment nëse Ukraina përmbush kushtet ruse.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov thotë se Ukraina duhet të njohë Krimenë si ruse dhe Donetsk dhe Luhansk si shtete të pavarura.
Përveç kësaj, Peskov thotë se Ukraina duhet të ndryshojë kushtetutën e saj dhe të refuzojë pretendimet për të hyrë në çdo bllok (si NATO, për shembull).
Ai shton se Rusia do të përfundojë çmilitarizimin e Ukrainës dhe nëse plotësohen këto kushte, veprimet ushtarake ruse do të ndalen në një moment.
Zëdhënësi i Kremlinit këmbëngul se Rusia nuk po kërkon të bëjë pretendime të mëtejshme territoriale ndaj Ukrainës./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë





