RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kritikohet roli i presidentit Thaçi në procesin e dialogut

Derisa pozita dhe PSD e shohin ligjin për dialogun arritje, Vetëvendosje nuk mendon njejtë Dialogu Kosovë-Serbi është vlerësuar si një proces i rëndësishëm për vendin nga të gjithë panelistët e pozitë

nga RTV214 shkurt 20194 shkurt 2019

Derisa pozita dhe PSD e shohin ligjin për dialogun arritje, Vetëvendosje nuk mendon njejtë

Dialogu Kosovë-Serbi është vlerësuar si një proces i rëndësishëm për vendin nga të gjithë panelistët e pozitës dhe opozitës në një diskutim me temën “Dialogu Kosovë Serbi- Vit i ri, Sfidë e Vjetër’ , të organizuar nga grupi për Studime Juridike dhe Politike. Megjithatë, derisa pozita dhe PSD-në e shohin ligjin për dialogun si arritje, Vetëvendosje nuk mendon njëjtë.

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate bëri thirrje që pozitë e opozitë të bëhen bashkë për të mbrojtur atë që është arritur deri më tani për Kosovën.

“Po bëhet fjalë për një proces qe në fund duhet të prodhoje një marrëveshje. Ne jemi në një fazë defansive, duhet të prodhojmë një marrëveshje që mund të shitet në Serbi. Ne jemi një situatë që duhet të mbrojmë atë që kemi arritur më 17 shkurt, por jo kështu si kemi bërë deri tani, që t’i bie secili daulles”, tha Sherifi.

Sherifi shtoi se opozita insiston që një herë të ketë zgjedhje e pastaj dialog, ndërsa pozita të kundërtën.

“Është koha që tani të pranohet kjo sfidë. Duhet të bëhet një përpjekje e përbashkët që të mos e humbim sfidën pa e filluar fare, sepse nuk e kemi luksin. I ftoi kolegët nga opozita të bëhen pjesë e procesit, sepse në këtë formë mund të mbrojmë atë që kemi arritur deri më tani. Qëndrimi jonë është që 17 shkurti është i pa kontestueshëm”, tha Sherifi.

Ndërsa Visar Ymeri nga PSD tha se ligji për dialogun ka ardhur si nevojë e siç tha ai gabimeve që janë bërë, si dhe mos transparencës deri më tani në këtë proces.

“Ishim në një situatë të mos pajtueshmërisë nga partitë politike, se si po zhvillohet dialogu. Duke parë se presidenti e udhëhiqte të gjithë dialogun. Nganjëherë e quante demarkim, korrigjim kufijsh. Ne me këtë si PSD e kemi parë të nevojshme që Kuvendi i Kosovës ta udhëheqë këtë dialog. Ligji vetëm sa ka kaluar në lexim të parë. Me këtë vendimmarrje i është kthyer kuvendit, është kthyer edhe transparenca, kur ishte presidenti nuk ka pasur as transparencë e as llogaridhënie”, tha Ymeri.

Sipas tij deri tash dialogu ishte pazar, ndërsa tani duhet të përfundojë me njohje të Kosovës.

E Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje deklaroi se dialogu është proces i rëndësishëm për Kosovën, por që sipas tij që nga qershori i vitit të kaluar, presidenti i Kosovës i ka dhënë kahje tjetër dialogut.

“Presidenti Thaçi është duke bërë çmos që të gjejë përkrahës për ndarjen e Kosovës. Në momentin e parë që e ka marrë qeveria Haradinaj, ishte një kompromis që Thaçi të merret me dialog. Kryeministri Haradinaj që nga fillimi është përkujdesur që të mos ia cenojë rrugën e rrezikshme Thaçit. Gabim i madh është ekipi shtetëror presidentin ka bërë që të hap këto tema, pa qenë i cenueshëm. Mogherini është në projektin e z. Thaçi”, tha ai.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian të përfshirë në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me kujdes po përcjellin zhvillimet në Prishtinë, por shpresojnë se presioni i shumëfishtë ndaj Qeverisë do të tregojë shumë shpejt rezultate në mënyrë që të mundësohet zhbllokimi i procesit të dialogut. Ndërkohë që burime nga kabineti i Përfaqësueses së Lartë, Federica Mogherini, konfirmuan për Radio Evropa e Lirë se në momentin e heqjes së tarifës ndaj mallrave serbe nga ana e Prishtinës, ata janë të gatshëm që “praktikisht të nesërmen” të vazhdojnë me procesin e bisedimeve. Në këtë drejtim, paralajmërohen bisedime intenzive ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të cilat do të mund të mbahen çdo javë.

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
LAJMI TJETËR →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

11 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

12 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

12 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

13 orë më parë