
Kryeministri britanik i jep Zelenskyt ‘mbështetje të plotë’
Kryeministri britanik, Keir Starmer i ka thënë Volodymyr Zelenskyt se ai ka “mbështetje të plotë nga e gjithë Mbretërinë e Bashkuar”, në takimin që u mbajt në Downing Street. Presidenti ukrainas i tha
Kryeministri britanik, Keir Starmer i ka thënë Volodymyr Zelenskyt se ai ka “mbështetje të plotë nga e gjithë Mbretërinë e Bashkuar”, në takimin që u mbajt në Downing Street.
Presidenti ukrainas i tha kryeministrit se ishte i lumtur që vendi i tij kishte “miq të tillë”, pasi mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar në vazhdën e një takimi në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, që rezultoi në një grindje midis dy liderëve.
Zelensky dhe Sir Keir nënshkruan gjithashtu një marrëveshje prej 2.26 miliardë funtesh për furnizimet ushtarake të Ukrainës.
Pas takimit të së shtunës, Sir Keir foli me Trump dhe presidentin francez Emmanuel Macron.
Kryeministri do të presë një samit të liderëve evropianë në Londër të dielën mbi përpjekjet për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë, si dhe mbrojtjen më të gjerë evropiane, ndërsa Zelensky do të takohet gjithashtu me mbretin Charles III, shkruan BBC.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur






