RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Kryeministri Kurti “në luftë” me mediat
🇽🇰 Kosova

Kryeministri Kurti “në luftë” me mediat

Kryeministri Albin Kurti, një ditë më parë deklaroi se “kurrë nuk kanë qenë më shumë media kundër qeverisë se në qeverisjen Kurti”. Mirëpo, për këtë deklaratë ai nuk dha një shpjegim se ku bazohen bin

nga Kaltrina Berila10 dhjetor 202410 dhjetor 2024

Kryeministri Albin Kurti, një ditë më parë deklaroi se “kurrë nuk kanë qenë më shumë media kundër qeverisë se në qeverisjen Kurti”. Mirëpo, për këtë deklaratë ai nuk dha një shpjegim se ku bazohen bindjet e tij. AGK-ja ndërkaq, dënoi fuqishëm këtë “sulm verbal” të kryeministrit Kurti ndaj mediave. E përfaqësues të mediave vlerësojnë se me këto deklarime po bëhet presion mbi mediat.

“Kurrë nuk kanë qenë më shumë medie kaq shumë kundër qeverisë sesa në këtë katër vjeçarin tonë. Unë besoj se kjo është për dy arsye apo ndoshta shkaqe themelore. E para, sepse ne nuk i paguajmë. E dyta, sepse tash mediat nuk frikësohen më nga pushteti. Ata që për çdo sulm e agresion të Serbisë ndaj shtetit tonë, fajtorin çdoherë e gjetën te qeveria jonë, por asnjëherë te Serbia, nuk meritojnë vëmendjen tuaj”, ka thënë Kurti.

Këtë deklaratë të bërë një ditë më parë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Kryeministri Kurti, nuk e arsyetoi sot.

Derisa RTV21 i kërkoi një shpjegim për deklaratat e tij kundër mediave, Kurti vazhdonte të tregonte se ku ishim dhe për çfarë ishim aty.

“Këtu jemi në Klinikën e Radiologjisë për çështjet e tjera flasim në vende tjera, herave të tjera. Faleminderit shumë…”, ka thënë ai.

Deklaratat e kryeministrit Kurti i dënoi fuqishëm Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, thotë se deklarimet e tilla janë të rrezikshme dhe cenojnë sigurinë e gazetarëve.

“Për AGK është deklaratë skandaloze, e papranueshme dhe shumë e rrezikshme mbi të gjitha. Nuk e kuptojmë obsesionin e Kurtit me mediat për t’i sulmuar ato dhe gazetarët për punën që e bëjnë”, tha Rexha.

Edhe sipas drejtorit të informacionit në RTV Dukagjini, Dibran Istrefi, deklarimet e Kurtit, përbëjnë presion mbi mediat në Kosovë. Sipas tij, kryeministri duhet ta ketë të qartë që në garë zgjedhore është me partitë politike opozitare dhe jo me mediat.

“Sa i përket deklaratave për pagesa të mediave, janë deklarata të paqëndrueshme, deklarata politike të kryeministrit Kurti të cilat kanë mesazh politik tek qytetari. Synim ai e ka votuesin, dhe në një far forme diskreditimin e mediave pasë parasyah që mediat janë ato që ia pasqyrojnë qoftë të mirat qoftë të këqijat. Mund të konsiderohet një llojë presioni kjo që po bënë kryeministri por që ai duhet ta dij që mediat në Kosovë nuk janë frikësuar asnjëherë. Mediat në Kosovë janë mediat më të mira në rajon. Nuk ka asnjë arsye që mundet me i frikësu mediat në Kosovë…” mediat janë të pavarura e të lira”, tha Istrefi.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkon ndaljen e gjuhës së nxitjes së urrejtëse ndaj gazetarëve në vend, pasi siç vlerësohet përbën rrezik për mediat dhe gazetarët./RTV21/21Media

​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti
LAJMI TJETËR →
​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti

Lexo edhe

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

2 orë më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

2 orë më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

2 orë më parë
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

2 orë më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

2 orë më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete
Sport

​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete

36 min më parë
Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032
Futboll

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

57 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

4 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

5 orë më parë