RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Kryeqyteti me investim publiko-privat, fillon ndërtimi shkollës në “Sofali”
🇽🇰 Kosova

Kryeqyteti me investim publiko-privat, fillon ndërtimi shkollës në “Sofali”

Prishtinës edhe tri shkolla me partneritet publiko-privat, me mësimin tërëditor do t’i shtohen në vitin e ardhshëm. Njëra prej tyre është Shkolla e Mesme e Ulët “Sofalia” me kapacitet për 720 nxënë. S

nga Kaltrina Berila3 shtator 20243 shtator 2024

Prishtinës edhe tri shkolla me partneritet publiko-privat, me mësimin tërëditor do t’i shtohen në vitin e ardhshëm. Njëra prej tyre është Shkolla e Mesme e Ulët “Sofalia” me kapacitet për 720 nxënë.

Shkollës së Mesme të Ulët “Sofalia” i është vendosur gurthemeli sot nga kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama dhe nënkryetarja e kësaj komune njëkohësisht drejtoresha e Arsimit, Jehona Lushtaku Sadriu.

Kryetari Përparim Rama theksoi se shkollat e kryeqytetit do të transformohen në shkolla smart me kurrikulën digjitale dhe mësim tërëditor.

Sipas Ramës këto tri shkolla me partneritet publiko-privatë i kanë kushtuar komunës së Prishtinës 15.4 milionë euro.

“Do të jetë një shkollë e një sistemi të ri edukativ, me paramasa më të mira të mundshme për të rinjtë tanë, për të ardhmen tonë, ku edhe planifikojmë që edhe kjo të jetë me mësim tërëditor edhe të na ndihmojë për këtë procesin e transformimit të gjithë kryeqytetit që të gjitha shkollat të jenë me mësim tërëditor. Një numër i madh po synohet që të gjitha shkollat t’i kemi me panela smart, e kemi kurrikulën digjitale për të gjithë nxënësit e kryeqytetit. Është kjo pjesë e tri shkollave me partneritet publiko-privat, vlera totale për këto tri shkolla është 15.4 milionë”, ka thënë Rama.

Ndërsa, nënkryetarja e komunës, Jehona Lushtaku Sadriu për këtë projket ka theksuar se do të jetë një shkollë krejtësisht evropiane. Viti i ri shkollor 2024/25 ka filluar dje, madje në dy shkolla me mësim tërëditor.

Lushtaku- Sadriu ka shtuar se shumicës së nxënësve u mungojnë librat deri më tani.

“Lagjet e reja pranë Gërmisë nuk kanë pasur mundësi që t’i dërgojnë fëmijët e tyre. Shkolla më e afërt është me shumë se 2.5 kilometra larg. Një shkollë krejtësisht me kushte evropiane… Kemi parë se nxënësit kanë relativisht pak libra prezente në klasa, por i kanë materialet e tjera.. Periodikisht do ta observojmë furnizimin me libra.. me 30 shtatorë vazhdojmë me 3 shkollat e tjera”, ka shtuar Lushtaku-Sadriu.

Faza e dytë e pilot projektit të ri në shkolla me mësimin tërëditor, do të fillojë me 30 shtator në 3 shkolla të tjera.

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

8 min më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

2 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

2 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

3 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

4 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

4 orë më parë