
Kuka i siguron medalje Kosovës, prek finalen e Evropianit të xhudos
Xhudisti jonë premtues, Blin Kuka i ka siguruar Kosovës medalje në Kupën Evropiane të xhudos për grupmoshat U18 që po mbahet në Berlin të Gjermanisë. Në kuadër të kategorisë deri në 90 kilogramë, Kuka
Xhudisti jonë premtues, Blin Kuka i ka siguruar Kosovës medalje në Kupën Evropiane të xhudos për grupmoshat U18 që po mbahet në Berlin të Gjermanisë.
Në kuadër të kategorisë deri në 90 kilogramë, Kuka e mposhti në gjysmëfinale xhudistin nga Luksemburgu, Micha Welter.
Ndërkaq, deri te finalja, Kuka raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin mposhti belgun, David Ngoumou.
Në çerekfinale, Kuka e mposhti xhudistin polak Adam Grzeskowiak, ndërsa tani në gjysmëfinale mposhti xhudistin nga Luksemburgu, Micha Welter.
Në finale, Kuka do të përballet me fituesin e ndeshjes mes gjermanit Nikolaos Kalmoukidis dhe polakut Mateusz Wacko.








