
Kuka: Sukseset e njëpasnjëshme bënë që Distria të renditet si e para e botës
Xhudistja kosovare Distria Krasniqi është shpallur si xhudistja më e mirë në botë në kategorinë deri në 52 kilogramë. Për suksesin e saj, ka folur trajneri Driton Kuka. Ai ka thënë për KP se shpallja
Xhudistja kosovare Distria Krasniqi është shpallur si xhudistja më e mirë në botë në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Për suksesin e saj, ka folur trajneri Driton Kuka. Ai ka thënë për KP se shpallja e Krasniqit si më e mira në botë vjen pas sukseseve të njëpasnjëshme të saj në garat ndërkombëtare.
“Distria pas Tokios doli në kategori të re dhe ka një vazhdimësi rezultatesh. Në dhjetor ishte e artë në World Masters e mandej e artë në Grand Slamin e Parisit e shumë medalje të tjera. Së fundmi ne Botëror u radhit e pesta dhe gjithë këto bëjnë që pikët e saj në gara ta rendisin në krye te ranglistës Botërore në kategorinë 52 kilogramë”, ka thënë Kuka.

Më të fundit
Të gjitha →
UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës





