RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti: 654 milionë komunave për vitin 2023

Në takimin me kryetarët e komunave të Kosovës, kryeministri Albin Kurti tha se me buxhetin e vitit 2023 do të ketë rritje e buxhetit për komuna 15 për qind, krahasuar me vitin 2022. “Qeveria e Republi

nga Venera Grabanica24 shtator 202224 shtator 2022

Në takimin me kryetarët e komunave të Kosovës, kryeministri Albin Kurti tha se me buxhetin e vitit 2023 do të ketë rritje e buxhetit për komuna 15 për qind, krahasuar me vitin 2022.
“Qeveria e Republikës së Kosovës është në fazën e përgatitjes së buxhetit për vitin fiskal 2023, në këtë buxhet reflektohet një rritje e konsiderueshme e buxhetit dedikuar nivelit komunal. Për herë të parë kemi rritje për 15% të buxhetit për komuna në raport me vitin 2022, do të jenë 654 milionë që do t’i ndahen komunave, kjo rritje e buxhetit do të duhet të reflektojë edhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve komunale karshi qytetarëve të Republikës së Kosovës, mirëqenies së tyre dhe zhvillimit socio-ekonomik”, tha Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.
Ndërsa, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu tha se moskompletimi për një kohë i bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, ka bllokuar për mbi një vit punën e komunave në projekte të ndryshme kapitale. Kërkoi ndërhyrjen e Qeverisë në këtë proces, teksa shtoi se komunat kanë nevojë për  rishikim të buxhetit.
” Është urgjente nevoja për ndërhyrje në këtë segment pa çka do të krijohen pasoja të renda për ekonominë, duke lënë përgjysmë apo të pa filluara qindra projekte anë e mbanë vendit e që detyrimisht rëndon jetën e qytetarëve tani. Komunat kanë pasur dhe kanë nevojë për rishikim të buxheteve e cila viteve të fundit nuk ka ndodhur. Komunat kanë insistuar të dinë shkaqet që kanë quar në ndërprerjen dhe anulimin e disa prej projekteve që kanë qenë të nënshkruara dhe të zotuara nga autoritetet qendrore dhe lokale…Komunat kanë kërkuar ndihmë për kostot që po prekin buxhetet komunale si pasojë e kontratës kolektive”, shtoi Agim Aliu, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Ministri i administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tha se gjatë vizitave tyre në terren kanë vërejtur ngadalësim të zbatimit të projekteve.
“Dinamika e implementimi të projekteve kapitale për vitin 2021 dhe nga vizitat tona të rregullat në terren për grandet që mbulohen nga Ministria e Administrimit, kemi evidentuar një ngadalësim të implementimit të këtyre projekteve. Aktualisht flasim vetëm për 10.2% të realizimit të gjithë këtyre projekteve kapitale dhe nga këto vizita që po i kemi në terren me kryetarët e komunave, po i vërejmë që mund të bëhet më shumë edhe nga kryetarët e komunave, në mënyrë që të bëjnë presion te operatorët dhe këto projekte të përfundojnë për shkak se ju e dini rrezikun që mjetet do të kthehen mbrapa”, tha Elbert Krasniqi, ministër i administrimit të Pushtetit Lokal.
Takimi midis kryeministrit Kurti dhe kryetarëve të komunave në Pejë vazhdoi pa praninë e mediave./21Media

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
LAJMI TJETËR →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

31 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

44 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

2 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

3 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

3 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

2 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

3 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

5 orë më parë