Kurti dhe Kamberi diskutuan për të drejtat e shqipëtarëve në Serbi
Kryeministri, Albin Kurti, sot priti në takim kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik dhe shefin e Grupit parlamentar ”Lugina e Bashkuar-SDA” në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ku biseduan për
Kryeministri, Albin Kurti, sot priti në takim kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik dhe shefin e Grupit parlamentar ”Lugina e Bashkuar-SDA” në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ku biseduan për çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe në viset e tjera në Serbi.
Në takimin e mbajtur u diskutua për të drejtat që i kanë shqiptarët përmes Këshillit Nacional Shqiptar, si edhe ”rrudhjen e tyre nga një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, nga janari i vitit 2014”.
”Kryeministri Kurti dhe z. Kamberi diskutuan edhe për takimin e 15 qershorit në Bruksel, për dialogun e ardhshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi statusin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve”, është bërë e ditur në komunikatë.
Përveq kësaj në takim u diksutua edhe për dy samitet e liderëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të mbajtura këtë muaj në Tiranë dhe në Vjenë./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






