
Kurti me ambasadorin e Belgjikës flasin për fuqizimin e bashkëpunimit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti priti në takim ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Grégoire Cuvelier. Gjatë bisedës mes tyre Kurti shprehu fillimisht mirënjohjen për mbështetjen e dhënë nga Belgjik
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti priti në takim ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Grégoire Cuvelier.
Gjatë bisedës mes tyre Kurti shprehu fillimisht mirënjohjen për mbështetjen e dhënë nga Belgjika në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Republikës së Kosovës. Ai shtoi se vendi ynë mirëpret trupat shtesë që Belgjika i ka dërguar në kuadër të misionit të KFOR-it, duke filluar nga 1 prilli 2025.
Sipas komunikatës së lëshuar nga Qeveria, pjesë e diskutimit ishin dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha si ekonomia, investimet, drejtësia e sundimi i ligjit. U theksua vullneti dhe gatishmëria për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe me qëllim fuqizimin e bashkëpunimit.
Kurti shtoi se Kosova vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës në proceset e integrimit euroatlantik, duke përfshirë anëtarësimin e vendit tonë në Këshillin e Evropës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






