
Kurti në takim me liderët e Ballkanit: Kemi interes të përbashkët
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti po qëndron në Shkup ku po merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit për planin e rritjes të Bashkimit Evropian. Kurti tha se për të është çdo herë kënaqësi që t
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti po qëndron në Shkup ku po merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit për planin e rritjes të Bashkimit Evropian.
Kurti tha se për të është çdo herë kënaqësi që të jetë në Shkup.
“Ne kemi pasur një darkë paraprake mbrëmë ku kemi diskutuar për planin e rritjes. Është çdo herë kënaqësi për mua që të vij në Shkup, sidomos tash që kemi pikat e përbashkëta të kontrollit”, tha Kurti.
Ai shtoi se Maqedonia e Veriut njëjtë sikurse edhe vendet e tjera të Ballkanit aspiron që të bëhet anëtare e BE-së.
“Kënaqësi të vij në Shkup, që është kryeqyteti i një vendi anëtar të NATO-s dhe një vendi që bashkërisht me të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”, tha Kurti.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë





