
Kurti pranoi draftin e Projektligjit për Fondin Sovran
Kryeministri Albin Kurti takoi sot grupin e ekspertëve të ngarkuar me hartimin e Projektligjit për Fondin Sovran, me ç’rast e pranoi draftin e projektligjit. Grupi i ekspertëve, i udhëhequr nga koordi
Kryeministri Albin Kurti takoi sot grupin e ekspertëve të ngarkuar me hartimin e Projektligjit për Fondin Sovran, me ç’rast e pranoi draftin e projektligjit.
Grupi i ekspertëve, i udhëhequr nga koordinatorja Rrezarta Pllana e informoi kryeministrin lidhur me punën intensive në hartimin e projektligjit, përfshirë takimin me përfaqësuesit e fondeve investive nga Greqia e Sllovakia.
Projektligji për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës, siç u bë e ditur në komunikatë, u publikua sot në platformën e konsultimeve, i qasshëm për lexim dhe komentim të publikut dhe palëve të interesuara.
Fondi Sovran do të administrojë ndërmarrje e asete të Republikës me potencial zhvillimor, duke përmirësuar qeverisjen dhe duke rritur vlerën e tyre, me synim zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë





