RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kuvendi miratoi rezolutën që dënon gjenocidin në Srebrenicë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 89 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim sot miratuan rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë. Këtë rezolutë e mbështetën të gjitha grupet parlamentare,

nga Egzona Mehmeti7 korrik 20217 korrik 2021

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 89 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim sot miratuan rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë. Këtë rezolutë e mbështetën të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të Listës Serbe, e cila lëshoi sallën në momentin që u inicua kjo rezolutë.
Deputeti Bahri Shabani nga koalicioni Vakat paraqiti projekt-rezotën që dënon gjenocidin në Srebrenicë, me qëllim që kjo ngjarje të mos harrohet dhe të mos mohohet.
“Qëllimi i kësaj rezolute është mos harrohet dhe të mos mohohet gjenocidi në Srebrenicë dhe që viktimat e gjenocidit të marrin drejtësinë e merituar në mënyrë që rajoni të kthehet drejt një të ardhme më të ndritur në inkurajimin e pajtimit të njerëzve në Ballkanin Perëndimor. Të nderuar deputetë, miratimi i kësaj rezolute do të ketë kuptime të shumëfishta edhe për ne këtu, do të ndihmojë në qetësimin e ndjenjave dhe shpresojmë të rrisë ndërgjegjësimin e atyre që mohojnë gjenocidin dhe sjellin para drejtësisë autorët e këtij krimi të tmerrshëm në zemër të Evropës. Kjo do të ndihmojë që, përveç viktimave në BiH, edhe viktimat në Kosovë të mos harrohen dhe se kjo rezolutë dhe dita e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë janë një mësim për brezat e ardhshëm të jenë një mjet i pajtimit midis kombeve”, tha ai.
Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV, Saranda Bogujevci tha se e mbështesin fuqishëm këtë rezolutë, teksa u shpreh se vuajtjet e popullit boshnjak populli shqiptar i njeh më së miri.
“Vuajtjet e popullit boshnjak i njohim më së miri ne, populli shqiptar i cili përjetoi krimet barbare të regjimit të Serbisë ngjashëm edhe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Gjenocidi në Srebrenicë njihet si një ndër krimet më të rënda prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe këto krime prej njësiteve të njëjta vazhduan edhe në Kosovë disa vite më vonë. E kemi përjetuar në lëkurën tonë”, tha ajo.
Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tregoi për rëndësinë e miratimit të kësaj rezolute.
“Kur jemi tek rezoluta për dënimin e gjenocidit që është kryer tash e 26 vite më parë nuk mund ta anashkojmë pa e përmendur faktin edhe për drejtësinë e vonuar ndërkombëtare që e kemi pasur 26 vjet, edhe për këtë krim, këtë gjenocid, por edhe ndaj atyre njerëzve që pas Srebrenicës, pothuajse se një pjesë e madhe njerëzve kanë kryer krime edhe në Republikën e Kosovës. Pra, 26 vite mbrapa, tashmë e kemi konfirmimin e dënimit të një prej më famkeqve, Ratko Mlladiqit, i cili mori dënimin e merituar, dënimin e përjetshëm dhe fatkeqësisht çka pamë në Serbi, pamë një fytyrë tjetër, por pak a shumë një fytyrë të njëjtë. Sepse pamë reagime të ndryshme, duke përfshirë nga krerët e shtetit, nga presidenti Vuçiq për dënimin e këtij krimineli më famë keq në shekullin 20 në Evropë. Prandaj, ky është një mësim edhe për neve, ky është një mësim për mbarë Evropën se cila është fytyra e vërtet e këtij regjimi që sot po udhëheq Republikën e Serbisë. Pra, këta më së paku duket që duhet të jenë ata të cilët e shtrinë dorën e pajtimit për të gjitha ato krime që kanë kryer në luftërat e fundit në vitet e 90-ta”, theksoi Tahiri.
Mbështetje i dha edhe deputeti Driton Selmanaj nga LDK.
“Edhe pse vonë, më mirë vonë se kurrë, ne po i bashkohemi reagimeve të disa institucioneve ndërkombëtare deri më tash. Parlamenti Evropian deri më tani ka miratuar një rezolutë për këtë çështje, Mali i Zi po ashtu, jemi të bindur se do të vazhdohet edhe nga republikat e tjera demokratike të dënohet fuqishëm aktet gjenocidale që kanë ndodhur në Srebrenicë. Në këtë kontekst në si LDK e përkrahim fuqishëm këtë rezolutë”, tha ai.
Kurse, Besnik Tahiri nga AAK tha se arsyet për miratimin e kësaj rezolute janë të forta.
“Grupi Parlamentar i AAK-së e mbështet rezolutën e Kuvendit të Republikës me rastin e 26 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë dhe konsideron se kjo rezolutën është mëse e vonuar. Arsyet janë shumë të thjeshta, krimet e kryera nga forcat serbe në Srebrencië përbëjnë një krim dhe gjenocid siç është konstatuar dhe definuar edhe në konventën për parandalimin dhe dënimit të krimit të gjenocidit më 9 dhjetor të vitit 1948”, tha ai.
Masakra e Srebrenicës është më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, që ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara.

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

33 min më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

2 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

2 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

3 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

5 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

5 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

4 orë më parë