Kuvendi nesër mban seancë
Kuvendi i Kosovës nesër nga ora 13:00 do të mbajë vazhdimin e seancës plenare. Në rend të ditës, siç ka informuar Kuvendi, do të jenë pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 21 korrik 2
Kuvendi i Kosovës nesër nga ora 13:00 do të mbajë vazhdimin e seancës plenare.
Në rend të ditës, siç ka informuar Kuvendi, do të jenë pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 21 korrik 2022 dhe pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 28 dhe 29 korrik 2022
Rendi i ditës
I. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 21 korrik 2022:
10. Votimi i Propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve,
11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021,
12. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2021,
13. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 12/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës,
14. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 13/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”,
15. Ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit,
16. Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën.
II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 28 dhe 29 korrik 2022:
9. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-138 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-057 për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore,
12. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2021./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s





