RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
🇽🇰 Kosova

Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që pritet të mbajë gjatë kësaj fundjave. Sot, e shtune, IHMK, ka bërë të ditur se do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Tem

nga Gentrita Xhemajli13 qershor 202613 qershor 2026

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që pritet të mbajë gjatë kësaj fundjave.

Sot, e shtune, IHMK, ka bërë të ditur se do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat, siç shton IHMK, pritet të lëvizin mes 8-11, dhe, 20-23 gradë celsius.

Kurse ditën e diel temperatura maksimale do të arrijë në 27 gradë.

Postimi:

Parashikimi i motit për fundjavën (13–14 qershor 2026)

 Reshjet e shiut që përfshinë vendin gjatë ditës së djeshme kanë pasur ndikim shumë pozitiv në mjedis dhe në sektorë të ndryshëm të jetës. Këto reshje kanë përmirësuar lagështinë e tokës, duke krijuar kushte më të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore, kanë ndikuar në uljen e përqendrimit të ndotësve në atmosferë dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit, si dhe kanë kontribuar në shtimin e rezervave ujore sipërfaqësore dhe nëntokësore, të rëndësishme për furnizimin e popullsisë me ujë dhe për ekosistemet natyrore.

E shtunë, 13 qershor 2026

Mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

 Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 11°C, ndërsa temperaturat maksimale të ditës do të arrijnë ndërmjet 20 dhe 23°C.

 Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1–5 m/s.

E diel, 14 qershor 2026

Parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell.  Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu.

 Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 24 deri në 27°C.

 Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1–6 m/s.

Indeksi UV

Indeksi UV gjatë intervaleve me diell do të jetë i moderuar deri i lartë. Prandaj, rekomandohet shmangia e ekspozimit të zgjatur ndaj rrezeve të diellit, veçanërisht të dielën nga ora 10:00 deri në 16:00, për të reduktuar rrezikun nga rrezatimi ultraviolet.

 Këshillë: Fundjava do të karakterizohet nga mot relativisht i këndshëm, me temperatura në rritje dhe kushte të favorshme për aktivitete në natyrë, sidomos gjatë ditës së shtunë.

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

16 min më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

39 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

2 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

4 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

4 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

5 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

3 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

6 orë më parë