RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Lajçak: Javën e arshme pritet një marrëveshje e rëndësishme mes Kosovës dhe Serbisë

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak, ka deklaruar se do të ketë një takim javën e ardhshme mes dy kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë. Lajçak paralajmëruar që

nga B.K17 qershor 202217 qershor 2022

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak, ka deklaruar se do të ketë një takim javën e ardhshme mes dy kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë.
Lajçak paralajmëruar që për një marrëveshje të rëndësishme dhe se gjithashtu shpreson për takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, AleksandarVuçiq, para pushimeve të verës.
“Ne do të kemi një tjetër takim mes kryenegociatorëve javën e ardhshme. Me shpresë, ne do të mund të njoftojmë rreth një marrëveshjeje shumë të rëndësishme, dhe unë gjithashtu po shpresoj t’i bëj të dy liderët bashkë në Bruksel, për takimin e tretë të nivelit të lartë përpara pushimeve të verës”, ka thënë Lajçak për Euronews.
I dërguari i posaçëm i BE-së ka thënë se ka pasur progres dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duke shtuar se dy kryenegociatorët po takohen çdo muaj në Bruksel për të diskutuar çështje konkrete.
“Po në fakt është bërë shumë punë dhe ka pasur progres edhe pse kjo nuk ka qenë dhe aq e dukshme por e vërteta është se dy kryenegociatorët po takohen çdo muaj në Bruksel dhe ne po diskutojmë një numër çështjesh konkrete, si implementimi i marrëveshjeve të shkuara, që janë miratuar para disa vitesh por nuk janë implementuar”, ka thënë Lajçak.
Ai shtoi se diskutimet kanë të bëjnë edhe me çështje të ditëve të sotme që siç tha Lajçak, për t’u siguruar që ato të mos kthehen në probleme të mundshme.
“Ne gjithashtu po diskutojmë rreth çështjeve të ditëve të sotme për t’u siguruar që ato të mos kthehen në probleme të mundshme dhe së fundmi ne po punojmë edhe për të ardhmen e marrëveshjes së normalizimit”, ka theksuar Lajçak.
Për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, Lajçak tha se nuk ka asnjë dyshim që janë plotësuar kushtet, por që sipas tij problemi qëndron tek mungesa e konsensusit.
Tutje, ai ka thënë se nuk mund të thotë një datë se kur por që sipas Lajçak “ajo po vjen dhe këtë e them me siguri të plotë”.
“Nuk ka asnjë dyshim që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për të hequr sistemin e vizave dhe problemi qëndron sërish tek mungesa e konsensusit. Por mund të them që kjo problematikë po ngrihet mes vendeve anëtare shumë më shpesh, gjatë takimeve të organeve të ndryshme evropiane ndaj mendoj se është afër. Nuk guxoj të them një datë por ajo po vjen dhe këtë e them me siguri të plotë”, është shprehur Lajçak./kallxo

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

6 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

8 min më parë
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

17 min më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

37 min më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

1 orë më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

4 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

4 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

4 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

5 orë më parë