Lansohet “Agjenda për barazi gjinore dhe planin e veprimit 2021-2023”
Policia e Kosovës ka lansuar “Agjendën për barazi gjinore dhe planin e veprimit 2021-2023”. Vendimi i tillë u mirëprit nga krerët e shtetit dhe u konsiderua i nevojshëm për vendin. E pranishme ishte P
Policia e Kosovës ka lansuar “Agjendën për barazi gjinore dhe planin e veprimit 2021-2023”. Vendimi i tillë u mirëprit nga krerët e shtetit dhe u konsiderua i nevojshëm për vendin.
E pranishme ishte Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila tha se është e lumtur që janë bërë bashkë për të diskutuar një çështje të cilën e konsideron prioritet kombëtar.
“Si Presidente jam thellësisht e përkushtuar jo vetëm ndaj fuqizimit dhe promovimit të gruas në përgjithësi, por me theks të veçantë promovimin e tyre në sektorin e sigurisë, duke e parë këtë si parakusht për suksesin e gjithmbarshëm të shoqërisë sonë. Jam e vetëdijshme se është bërë shumë mund e përpjekje për hulumtimin, hartimin dhe përfundimin e Agjendës dhe Planit të Veprimit për Barazi Gjinore të Policisë së Kosovës. Prandaj, më lejoni që t`ju përgëzoj të gjithë juve që keni kontribuar në këtë Agjendë dhe Plan të Veprimit. Në qendër të kësaj Agjende është Barazia, Diversiteti dhe të Drejtat e Njeriut, të cilat janë shtyllat mbi të cilat është ndërtuar Republika jonë”, tha Osmani ndër tjera.
Në këtë organizim mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili vendimin e sotëm e cilësoi si qasje proaktive të Policisë së Kosovës për arritjen e barazisë gjinore.
“Ky dokument duhet t’i inkurajojë gratë dhe vajzat të bëhen pjesë e Policisë dhe të bëjnë karrierë në sektorin e sigurisë. Pasi vendi ka nevojë për kontributin e tyre”, deklaroi Kurti.
Lansimi i këtij plani për barazi gjinore u konsiderua i nevojshëm nga ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






