Largohen shitësit ambulantë nga trotuaret
Shitësit ambulantë janë larguar nga hapësirat publike përballë xhamisë “Isa Beg” në Mitrovicë. Ky aksion u realizua nga Drejtoria e Inspekcionit në koordinim me Policinë e Stacionit Jugor në Mitrovi
Shitësit ambulantë janë larguar nga hapësirat publike përballë xhamisë “Isa Beg” në Mitrovicë.
Ky aksion u realizua nga Drejtoria e Inspekcionit në koordinim me Policinë e Stacionit Jugor në Mitrovicë, si dhe KRM “UNITETI”.
Për lirimin e hapësirave ka pasur kërkesa të shumta nga qytetarët të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për pengim të lëvizjes së lirë.
Drejtori i Inspekcionit, Fidan Ademi, ka thënë se këto hapësira do të jenë përherë të lira, ku çdo ditë do të jenë të pranishëm për inspektim, Inspektorët komunal dhe Policia e Kosovës, deri sa të mos ketë ekspozim të mallrave nëpër trotuare dhe të mos ketë pengesa në lëvizjen e qytetarëve./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






