Latifi raporton sot para deputetëve
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi do të raportojë sot para deputetëve anëtarë të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, lidhur me menaxhimin e situatës epidemiologjike me COVID-19. Rapor
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi do të raportojë sot para deputetëve anëtarë të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, lidhur me menaxhimin e situatës epidemiologjike me COVID-19.
Raportimi i ministrit pritet të fillojë në ora 12:00.
Kujtojmë që ditë më parë në mbledhjen e këtij komisioni, pas rritjes së numrit të të infektuarve me variantin Omicron është diskutuar për situatën me pandeminë, ku anëtarët e pozitës kishin deklaruar se situata është nën kontroll, por që me këtë nuk është pajtuar opozita.
Kryetarja e Komisionit, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, ka deklaruar se nuk ka vend për shqetësim, megjithatë ajo ka propozuar që të duhet të raportojë ministri i Shëndetësisë, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) dhe ai i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK).
E deputeti nga PDK, Bekim Haxhiu ka deklaruar se situata me COVID-19 është alarmante. Se situata me pandeminë nuk është e mirë kishte thënë edhe deputeti nga AAK-ja, Shemsedin Dreshaj dhe ish-ministri i Shëndetësisë, njëherit deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






