LDK: Skandaloz mos shpenzimi i buxhetit nga ana e komunës
Kryeqytetit i tepruan rreth 30 milionë euro Grupi i asamblistëve të LDK-së në Prishtinë, ka ngritur shqetësimin për mos shpenzimin e buxhetit rreth 30 milionë e euro nga komuna e Prishtinës. Asamblist
Kryeqytetit i tepruan rreth 30 milionë euro
Grupi i asamblistëve të LDK-së në Prishtinë, ka ngritur shqetësimin për mos shpenzimin e buxhetit rreth 30 milionë e euro nga komuna e Prishtinës.
Asamblisti Shefqet Osmani tha se në raportin financiar buxhetor të komunës së Prishtinës për periudhën raportuese 1 janar -31 dhjetor 2019, janë paraqitur të dhëna skandaloze, e që më e theksuara është mos shpenzimi i buxhetit në masën e parashikuar si dhe bartja e mbi 28 milionë euro për vitin 2020, kryesisht nga investimet kapitale, e cila vlerë edhe në raportin e kryetarit theksohet se mund të jetë edhe më e madhe, pra nuk është përfundimtare.
“Edhe më skandaloz po del të jetë, mos shpenzimi i grantit qeveritar në shumën prej 4.2 milionë euro, të cilat mjete nga paaftësia e kryetarit dhe ekzekutivit të tij kthehen në buxhet të Qeverisë së Kosovës”, theksoi Osmani.
Sipas tij, bazuar në pasqyrat raportuese, shkëputur nga Raporti Financiar Buxhetor i Komunës së Prishtinës, kjo tepricë po bëhet në kohën kur Komunës së Prishtinës po i mungon një qeverisje cilësore dhe e përgjegjshme, një qeverisje që punon për qytetarin dhe rregullon mirëqenien e tij.
Ai tha po ashtu se që nga viti i kaluar kanë ngritur shqetësimin rreth performances menaxhuese të kryetarit Shpend Ahmeti dhe pa aftësisë së tij në drejtimin e komunës së Prishtinës.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






