
Letra e Kurtit për koalicion me LDK-në, Muja: Uroj që Abdixhiku të pranojë
Armend Muja, deputet i Vetëvendosjes ka uruar që Abdixhiku të pranojë ftesën e Kurtit për koalicion mes VV-së dhe LDK-së. Ai ka shtuar se koalicioni LVV-LDK do të ishte në përputhje me interesin e shu
Armend Muja, deputet i Vetëvendosjes ka uruar që Abdixhiku të pranojë ftesën e Kurtit për koalicion mes VV-së dhe LDK-së.
Ai ka shtuar se koalicioni LVV-LDK do të ishte në përputhje me interesin e shumicës së qytetarëve që kërkojnë stabilitet dhe zhvillim.
“Kryeministri dhe kryetari i LVV-së Albin Kurti ka treguar qartësisht gatishmërinë për bashkëpunim politik në funksion të stabilitetit institucional dhe përparimit të vendit. Ky është një hap i duhur dhe i nevojshëm. Sot qytetarët presin përgjegjësi nga partitë politike. Koalicioni LVV-LDK do të ishte në përputhje me interesin e shumicës së qytetarëve që kërkojnë stabilitet dhe zhvillim. Uroj që z. Abdixhiku ta pranojë këtë ftesë për bisedime direkte, që do të ishin në shërbim të institucioneve dhe qytetarëve”, ka shkruar Muja në Facebook. /21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura






