RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ligji për Qeverinë në mars, pritet të zvogëlojë numrin e ministrive

Vëmendje të veçantë kanë marrë dy tema Në fund të muajit marsit të këtij viti Qeveria e Kosovës pritet të bëhet me ligj. Si rezultat i këtij ligji pritet të bëhet edhe zvogëlimi i numrit të ministrive

nga Kaltrina Berila15 janar 201915 janar 2019

Vëmendje të veçantë kanë marrë dy tema

Në fund të muajit marsit të këtij viti Qeveria e Kosovës pritet të bëhet me ligj. Si rezultat i këtij ligji pritet të bëhet edhe zvogëlimi i numrit të ministrive në Qeverinë e Kosovës. Kështu bëri të ditur kryesuesi i Komisionit për Hartimin e projektligjit për Qeverinë, Besnik Tahiri.

Pas takimit të grupit punues të këtij komisioni, Tahiri njoftoi se kanë bërë prezantimin e të gjeturave nga studimet të organizatave të ndryshme jo-qeveritare, diskutimi mbi të gjeturat e tyre, dhe hapat e ardhshëm për procesin e hartimit të projektligjit për Qeverinë.

Tahiri theksoi se vëmendje të veçantë në këtë takim kanë marrë dy tema, ajo e kufizimit të numrit të ministrive si dhe aspekti krahasimor të shteteve të rajonit.

“Ne kemi ligj për gjithçka, por nuk kemi ligj për Qeveri, në këtë kuptim ne i diskutuam dy çështje kryesore: Në detaje e diskutuam aspektin e kufizimit të numrit të ministrive…e trajtuam aspektin krahasimor të shteteve të rajonit, i prezantuar nga Instituti për Demokraci dhe Zhvillim…Qeveria e Kosovës e ka marrë me seriozitet të madh hartimin dhe miratimin e këtij ligji deri në fund të marsit. Po ashtu jemi duke trajtuar aspektin juridik dhe kushtetues të sanskionimit të numrit të ministrive në këtë ligj për shkak se ky ligj duhet të sanksionojë numrin e ministrive. Po ashtu jemi duke e trajtu aspektin e funksionalitetit që lidhet me numrin e te punësuarve që lidhet me buxhetin dhe efikasitetin e Qeverisë”, tha Tahiri.

Ai bëri të ditur se Qeveria do ta vendosë këtë ligj me konsultim paraprak me Shoqërinë Civile, do ta bëjë një analizë krahasuese dhe do të prezantojë deri në fund të marsit këtë draft-para kabinetit të Qeverisë.

Deri më tani përbërja e qeverive të Kosovës ka qenë me numër të madh të ministrive e zëvendësministrave, duke qenë ndër më të mëdhatë në Evropë.

Qeveria aktuale e drejtuar nga Haradinaj ka 21 ministri dhe mbi 70 zëvendësministra.

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

45 min më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

2 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

3 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

3 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

5 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

5 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 orë më parë