Matoshi: Ligji për Ushtrinë- bllof politik!
Matoshi ka folur rreth ligjit të transformimit të FSK në Ushtri Analisti Halil Matoshi në “Click” të RTV21 ka thënë se ligji për transformimin e FSK në Ushtri ka qenë bllof politik për arsye se Presid
Matoshi ka folur rreth ligjit të transformimit të FSK në Ushtri
Analisti Halil Matoshi në “Click” të RTV21 ka thënë se ligji për transformimin e FSK në Ushtri ka qenë bllof politik për arsye se Presidenti dhe forcat politike rreth tij e kanë shitur shtrenjtë këtë ligj në publik, shkruan rtv21.tv
Matoshi po ashtu tha se edhe atij ja kanë shitur këtë pasi që ai tha se qysh nga fillimi e ka përkrahur iniciativën e themelimit të Ushtrisë së Kosovës.
Analisti po ashtu tha se Kosova nuk pasuar asnjë dëmë kolateral që kjo temë është bërë publike, mirëpo përkundrazi kjo temë i ka nxitur edhe aleatët strategjik të mendojnë për të ardhmen e kësaj force.
Në fund Matoshi tha se nuk mund të quhet i maturuar një shtet pa Ushtri./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival





