
Lirohet Aleksandar Arsenijeviq
Policia e Kosovës në Mitrovicë ka liruar liderin e Demokracisë serbe, Aleksandar Arsenijeviq, i ndaluar të mërkurën për 48 orë, nën dyshimet se ka kryer veprën penale ngacmim, pasi i kishte fishkëllye
Policia e Kosovës në Mitrovicë ka liruar liderin e Demokracisë serbe, Aleksandar Arsenijeviq, i ndaluar të mërkurën për 48 orë, nën dyshimet se ka kryer veprën penale ngacmim, pasi i kishte fishkëllyer shefit të kabinetit të kryetarit të Mitrovicës Veriore, Visar Sylës.
Vetë Arsenijeviq ka konfirmuar përmes telefonit për KosovaPress lirimin e tij, duke thënë se po tentohet t’i sajohen “akuza të rrejshme”.
“Jam mbajtur për 24 orë në stacionin e policisë në jug të Mitrovicës. Po tentohet të më sajohen akuza të rrejshme. Jam liruar me kusht, se nuk kam të drejtë t’i ofrohem për 30 ditë në afërsi prej 40 metrash Visar Sylës. Ne vazhdojmë tute”, ka thënë ai.
Ndryshe, qindra qytetarë serbë në veri të Mitrovicës kanë protestuar sot kundër arrestimit të Arsenijeviq, duke kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë





