RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
🌍 Bota

Liza katër vjeçe që u vra nga sulmi rus në Vinnytsia

Mbi bari përballë mbetjeve të copëtuara dhe të djegura të dyqanit Jubilee është një karrige rozë e shtrirë anash, e lyer me gjak. I përkiste një vajze të vogël të quajtur Liza. Katër vjeçarja ishte nj

nga B G16 korrik 202216 korrik 2022

Mbi bari përballë mbetjeve të copëtuara dhe të djegura të dyqanit Jubilee është një karrige rozë e shtrirë anash, e lyer me gjak.
I përkiste një vajze të vogël të quajtur Liza.
Katër vjeçarja ishte një nga tre fëmijët e vegjël të vrarë të enjten kur raketat ruse goditën qendrën e Vinnytsia.
Nëna e saj, Iryna Dmytriyeva, u plagos rëndë në sulm.
Njëzet e tre persona mësohet se kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë ende të zhdukur. Dhjetëra të tjerë janë në spital.
Pak para se të godasin raketat, Iryna kishte postuar një video në internet. Ishte një ditë e bukur me diell dhe Liza e vogël ishte duke buzëqeshur, duke shtyrë karrigen e saj rozë përpara saj, ndërsa bisedonin për të shkuar tek logopedi i saj.

“Liza ishte shumë e gëzuar, i pëlqente të vinte tek ne. Ishte një fëmijë shumë i sjellshëm. Për nënën e saj ishte i gjithë kuptimi i jetës së saj. Ajo e donte atë çmendurisht. As që mund ta imagjinoj se çfarë tragjedie është aktualisht familja”, tha Valeriia Korol për BBC.
Ajo drejton qendrën LogoClub për nevoja të veçanta ku Liza kishte marrë pjesë në një seancë atë mëngjes, siç bënte shumicën e ditëve.
Katër vjeçarja kishte sindromën Down dhe llogaria e nënës së saj në Instagram është e mbushur me foto të vajzës, të cilat ajo filloi t’i postonte menjëherë pasi lindi fëmija i saj i vetëm.

LogoClub ku shkoi Liza është vetëm një bllok larg Sheshit të Fitores, ku goditën raketat dhe stafi i kishte çuar të gjithë fëmijët poshtë në strehë kur u dëgjua sirena e sulmit ajror.
Por si shumë njerëz, Liza dhe nëna e saj ishin ende në rrugë.
Kur filloi lufta, ata ishin kthyer në Vinnytsia nga Kievi për siguri, sepse ishte larg vijës së frontit. Por askund nuk është më i sigurt në Ukrainë./21Media

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
LAJMI TJETËR →
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Lexo edhe

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

2 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

1 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

2 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

3 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

3 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

5 orë më parë