Lluka: ”Kosova e Re” bazament i zhvillimit ekonomik
Sipas Llukës, termocentrali Kosova e Re pritet të ketë jetëgjatësi prej 40 vjetësh Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka është shprehur se Qeveria e Kosovës ka vulosur investimin më të madh të
Sipas Llukës, termocentrali Kosova e Re pritet të ketë jetëgjatësi prej 40 vjetësh
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka është shprehur se Qeveria e Kosovës ka vulosur investimin më të madh të realizuar ndonjëherë në Kosovë që kap vlerën e 1.3 miliard eurove, por, ky sipas tij është vetëm fillimi, sepse me këtë po vendosim themelet e një ekonomie më dinamike, e cila pritet të shumëfishojë investimin në të ardhmen e afërt.
Ai ka shkruar në facebook se me të filluar operimin, termocentrali Kosova e Re pritet të ketë një jetëgjatësi prej 40 vjetësh. Lluka ka shtuar se ky planifikim afatgjatë do t’i mundësojë shoqërisë ta projektojë një të ardhme prosperuese për gjeneratat që vijnë.

Më të fundit
Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro





