RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Maloku: Mosdalja në votime, shpërblim për politikanët

Sipas Fadil Malokut mosdalja në votime varet nga disa aspekte që duhet të analizohen Profesori universitar dhe sociologu, Fadil Maloku, sot në ditën kur Kosova kishte zgjedhjet parlamentare është shpr

nga Egzona Mehmeti11 qershor 201711 qershor 2017

Sipas Fadil Malokut mosdalja në votime varet nga disa aspekte që duhet të analizohen

Profesori universitar dhe sociologu, Fadil Maloku, sot në ditën kur Kosova kishte zgjedhjet parlamentare është shprehur se kosovarët me mosdalje në votime, më shumë i shpërblyen, se sa që i dënuan politikanët!

Sipas tij, dalja e ulët e shqiptarëve të Kosovës në zgjedhjet e 11 qershorit mund dhe duhet të shikohet e analizohet nga disa aspekte e këndëvështrime, të cilat sociologu i ka rënditur në 7 pika, si pasqyruese dhe të domosdoshme lidhur me këtë proces të rëndësishëm të vendit.

”1. Dënim ndaj politikanëve, partive, e politikave diskriminuese, që politikanët apo partitë e caktuara politike u kanë bërë qytetarëve, qoftë kur janë imponuar si katalizatorë politik të ndryshimit, qoftë kur janë në pyetje interesat vetanake!

2. Kohë e pavolitshme e organizimit të fushatës paraelektorale, por, edhe si pritesë sociale, për ta krye këtë obligim qytetar në kohën e ramazanit! Është e dijtur, që njerëzit pritojnë të dalin në votime, kur agjërojnë 17/18 orë. Ky element është shpërfill (pa)qëllimshëm, dhe si i tillë herave tjera duhet të merret parasysh!

3. Apo, si lodhje, si irritim, e “bojkot” asocial ndajë pamundësisë për të ndryshuar, përmirsuar dhe avansuar statusin e tyre ekonomik në shoqëri! Pra, si është e mundur që vendet europiane, me një mirëqenie solide sociale, e shfrytëzojnë të drejtën e votimit, ndërkaq, në Kosovë psh. ku “çdo gjë nuk funksionon si duhet”, ku ka një papunësi enorme, varfëri ekstreme, institucione të brishta, standard të ulët jetese që as në Bangladesh nuk mund ta hasish, në ditën e vetme kur mund ta ndryshojnë këtë status të vetin, ata rrijnë në shtëpi?! Sepse;

4. Hapsira pseudoideologjike, është e pushtuar kryesisht nga mercenarët mediatik, që gjatë fushatës qëllimshëm e frustruan qytetarinë aktive që kishte mundur ta përmbyllë ndryshimin!

5.Në vend të kësaj këto mainstreim medie, stimuluan pjesën “ekstreme” të militantizmave partiak që të ruajnë koherencën e dominimit në udhëheqje dhe pushtetmbajtjeje të mëtejme. Ky pozicionim i elektoratit konzervativ kosovar, dosido mund të shpjegohet si mungesë të alternativave nga ana e politikbërsve, por, edhe si një lloj vetëkënaqësie me status quon egzistuese; sociale (tipik indiferente), politike (programe e parti me referenca të njejta), e ekonomike (me rëndësi me pas sa me ngi barkun)

6. Në anën tjetër, është edhe një faktor në pamje të parë i padukshëm, por shumê i rëndësishëm qe ka ndikua direkt dhe indirekt në reduktimin e daljeve nē votime. Ky ka të bëjë me përgjegjësinë e KQZ-s, e cila ka “ndihmua” shumë këtë, duke reduktuar afatin e votimit në vetëm një javë, për MËRGATËN, duke e komplikua me kerkesa morbide aplikimin, duke, mos u interesuar për mënyrat e reja të animimit të qytetarëve për votim, etj.

7. Poashtu, dalja dhe mosdalja në Kosovë nuk është e sanksionuar me ligj. Por, kjo varet nga vullneti qytetar, gjerësa në disa vende(Danimarka, Finlanda, Belgjika, Luksemburgu, Brazili, Cilea, Greqia, Bullgaria, etj.), kjo çështje është e derivuar nga ligji. Serbët dolën më shumë, shkaku se kauzat e tyre politike, ekonomike dhe sociale, ishin shumë më të motivuara, dhe shumë më të artikuluara! S’këndejmi, në zgjedhjet e sotme, nuk humbën shqiptarët, por, fituan serbët!?”, ka shkruar Maloku në facebook./21Media

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

25 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

27 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

31 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

10 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

13 orë më parë