RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Maloku: Për herë të parë Hashim Thaçin e kam takuar në gusht të ‘98-ës
🇽🇰 Kosova

Maloku: Për herë të parë Hashim Thaçin e kam takuar në gusht të ‘98-ës

Dëshmitari Naim Maloku tha se Hashim Thaçin e ka takuar për herë të parë në Prapaqan në gusht të 1998-ës. “Kjo është e para herë që jam taku. Nja tri ditë para se me ra Loxha”, tha dëshmitari. Maloku

nga B G25 mars 202525 mars 2025

Dëshmitari Naim Maloku tha se Hashim Thaçin e ka takuar për herë të parë në Prapaqan në gusht të 1998-ës.

“Kjo është e para herë që jam taku. Nja tri ditë para se me ra Loxha”, tha dëshmitari.

Maloku tha se edhe një herë gjatë gushtit, e ka takuar Thaçin edhe në Kleçkë.

“Në gusht jam taku edhe në Kleçkë. Ka qenë 2-3 ditë para se me ra Kleçka në shtëpinë e Zenel Shalës që isha i strehum si i plagosur rëndë”, tha ai duke shtuar se Kleçka ka rënë më 25 gusht 1998.

Sipas Malokut, Komandant Kumanova e ka sjellë dëshmitarin atë ditë në Kleçkë. Ai po ashtu tha se për Kumanovën e ka marrë vesh pas luftës  që emrin e vërtetë e kishte Ismet Jashari.

Dëshmitari u pyet nga prokurori James Pace se çfarë roli kishte në UÇK, Faton Mehmetaj.

“Ka qenë epror ose përgjegjës i sektorit ZKZ (Zbulim Kundër Zbulim) në Dukagjin, më duket sa unë kam dëgju që atij i ka ndihmu Fitnet Ramosaj. Ata dy diheshin nga ushtarët e UÇK-së që e kanë atë funksion, atë rol”, u përgjigj Naim Maloku.

Dëshmitari shtoi se e ka takuar në rrugë, por që nuk i kujtohet që ai ka qenë prezent në ndonjë takim.

Ndërsa, për personin me emrin Shpëtim Golemi, Naim Maloku tha se emri i tij i vërtetë ka qenë Dilaver Goxhaj.

Dëshmitari tha se pas Bislim Zyrapit, vendin e tij e zuri Agim Çeku dhe se Dilaver Goxhaj ka ardhur me këtë të fundit, por që nuk e din se çfarë roli ka pasur.

Dëshmitari tha se Agim Çeku ia ka kërkuar që të mobilizohet por që para se t’i vijë vendimi, Maloku ka dorëzuar armën dhe ka njoftuar demobilizimin në ushtri.

Gjatë dëshmisë në Hagë, dëshmitari tha se vazhdimisht ka bërë thirrje për institucionalizimin e UÇK-së dhe shtoi që ishte kundër idesë së Bujar Bukoshit që Shtabi i UÇK-së të vendosej në Tiranë./Betimipërdrejtësi

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032
LAJMI TJETËR →
Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

Lexo edhe

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

50 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

53 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

53 min më parë
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

1 orë më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

1 orë më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

3 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

4 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

4 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

5 orë më parë