RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
Maqedonia e Veriut feston 32-vjetorin e pavarësisë
🗺️ Rajoni

Maqedonia e Veriut feston 32-vjetorin e pavarësisë

Maqedonia e Veriut sot feston Ditën e Pavarësisë, 8 Shtatorin. Në vitin 1991 vendi u nda me referendum nga ish-Jugosllavia. Në vitin 1993, Maqedonia u bë pjesë e Kombeve të Bashkuara nën emrin “Ish-Re

nga Venera Grabanica8 shtator 20238 shtator 2023

Maqedonia e Veriut sot feston Ditën e Pavarësisë, 8 Shtatorin. Në vitin 1991 vendi u nda me referendum nga ish-Jugosllavia.

Në vitin 1993, Maqedonia u bë pjesë e Kombeve të Bashkuara nën emrin “Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë”. Emrin e ndërroi sërish në vitin 2018 pas zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me Greqinë, duke u quajtur përfundimisht “Republika e Maqedonisë së Veriut” (RMV).

Tashmë Maqedonia është në përbërje të NATO-s që nga viti 2020 dhe synimi është të anëtarësohen në Bashkimin Europian.

“Para 32 vitesh, me shumicë votash të mbi 95 për qind të qytetarëve, u realizua amaneti për shtetin tonë të pavarur maqedonas për brezat pas nesh, zë që jehon nga Ilindeni i vitit 1903 dhe KAÇKM 1944. Tridhjetë e dy vjet më vonë, para nesh është zëri i qytetarëve në përcaktimin shumicë prej 80 për qind për jetën në Europë, në Bashkimin Europian, por në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Kovaçevski.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se mbeten prioritet qëllimet strategjike për anëtarësim në BE.

“Po rrumbullakojmë 32 vjet nga vendimi historik për referendum në të cilin qytetarët shprehën lirshëm vullnetin e tyre dhe kolegët tanë deputetë e hodhën në letër dhe në jetë atë vullnet për një shtet të pavarur sovran me subjektivitet juridik të njohur ndërkombëtarisht dhe anëtar të barabartë të bashkësisë së kombeve. Synimet strategjike ishin dhe janë prioritetet rreth të cilave bashkohemi si shtet, si politikanë dhe si qytetarë. Gjithmonë me besimin se anëtarësimi në aleancën më të fuqishme ushtarako-politike NATO dhe në Bashkimin Europian, është garancia kryesore për sigurimin e vazhdimësisë”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

47 min më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

2 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

2 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

3 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

5 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

5 orë më parë